Të mërkurën do të realizohet një telekonferencë mes zyrtarëve të Ministrisë greke të Financave dhe të trojkës (BE, FMN, BQE), në prag të mbërritjes së përfaqësuesve të kreditorëve në Athinë dhe vlerësimit të pestë të ekonomisë greke.
Takimi i parë i ministrit të financave, Gjikas Harduvelis me drejtuesit e trojkës është programuar për të martën, më 30 shtator. Në negociatat që do të pasojnë, do të finalizohet projektbuxheti i ri që do të dorëzohet në parlament më 6 tetor, një javë para takimit vjetor të FMN-së që do të mbahet në Uashington më 10-12 tetor.
Paralelisht, Ministria greke e Financave vë në dukje në një komunikatë, se nuk i përgjigjen realitetit zërat rreth vonesës së ardhjes së trojkës në Athinë, pas kërkesës së qeverisë greke./ATSH/
/Shqiptarja.com