Greqia ka nevojë për një marrëveshje të menjëhershme me kreditorët deri në fund të muajit maj, me qëllim për të zgjidhur çështjen vendimtare të likuiditeteve, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Sakellaridis.
"Një marrëveshje është nevojë e menjëhershme, për këtë arsye ne flasim për në fund të muajit maj, për të zgjidhur çështjet e likuiditeteve", theksoi Sakellaridis në një konferencë shtypi.
"Presioni financiar është i madh", shtoi ai, por një "ultimatum" për të marrë ose për të lënë, nga ana e kriditorëve të Greqisë, BE dhe FMN, nuk do të ndihmonin në negociata", theksoi ai.
Athina negocion me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), Komisionin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që prej disa muajsh, për të siguruar zhbllokimin e disa miliardë eurove në kuadër të një plani të dytë ndihme në fuqi që prej vitit 2012 dhe që zgjat deri më 30 qershor./
/atsh/