Ajo u zgjodh në vitin 2011 si Presidentja e parë femër në Kosovë dhe e mbajti këtë post për pesë vite me radhë. Atifete Jahjaga është një nga personazhet më të përfolur të politikës. Ajo ëhstë bërë shpesh pjesë e mediave edhe për shakk të jetës së saj personale.
Përveç karrierës së saj në politikë, Jahjaga ka rënë në sy për ndryshime te vazhdueshme në paraqitjen e saj të jashtme. Duke filluar që nga ndryshimi i siluetës së trupit e deri tek mënyra se si vishej, presidentja e parë është bërë shumë shpesh pjesë e mediave rozë. 43-vjeçarja është përfolur për ndërhyrje estetike në fytyrën e saj, si në hundë dhe në buzë. Më poshtë ju sjellim një fotogaleri ku do të shikoni ndryshimet ndër vite të politikanes kosovare.
Atifete Jahjaga ishte e martuar me Astrit Kuçin për vite me radhë, me të cilin nuk kishte fëmijë. Ky i fundit disa ditë më parë është martuar sërish me partneren e tij aktuale Donika Selimin.