Vunoi e Palasa janë “zemra” gulçuese e pushimeve shqiptare. Të rinj e të reja përvit mbushin me ëndrra dhe gjallëri ato anë të bukura të Shqipërisë, por ndoshta jo shumë prej tyre njohin historinë e dashurisë që qëndron e vrarë, si një re puplore e pikëlluar, si kurban i njerëzve që më pas do të krijonin Shtetin e ri komunist shqiptar.
Në muajt e ftohtë të 1943-s dhe në acarin e fillimit të 1944-s Partia pat çuar tamam në Vuno e Palasë një njeri me emrin Xhaka, Ramadan Xhangollin, që të përgjonte dy shokë partizanë. Jo partizanë dosido, por përgjegjësen e rekrutimit të të rinjve partizanë, Ramize Gjebrenë dhe nënkomisarin e Bigadës së V-të, Zaho Kokën. Flitej se ata kishin rënë në dashuri. Flitej se ata bënin dashuri nën mbulesa dhe ky ishte një “skandal” që prekte dhe moralin e atëhershëm komunist. Ndryshe nga sa flitej për të rinjtë komunistë kudo në botë, të cilët ishin edhe liberalë, edhe të lirë për të dashuruar kundër konservatorizmit të shoqërisë së atyre viteve, partizanët në Shqipërinë tonë, dukej se kishin moralin më të ngurtë edhe se sa në kohë të Inkuizicionit. Ose, ndoshta, me moral vishnin thjeshtë xhelozi apo eliminime rivalësh që mund të pengonin apo vështirësonin “kalërimin” e tyre si fitues, drejtues dhe gllabërues të Udhëheqjes që do ta mbante të mbyllur, të izoluar e të bunkerizuar për 45 vite rresht të gjithë Shqipërinë.
“I dërguari” Xhaka flinte krah Ramizesë dhe Zahos në ato netë të ftohta të 1943; dëgjonte e mbante shënim çdo psherëtimë, çdo përkëdheli, çdo këngë dashurie që këndonin, çdo të qeshur, dhe me letrat e tij dërguar Nexhmije Hoxhës e Partisë, i çoi të dy të rinjtë në gjyqin partizan: Ramizenë në dënim me pushkatim, ndërsa Zahon (maskilizëm që gjykonte gratë si fajtore) në shkarkim nga detyrat në Parti.
Gazetarja Admirina Peçi për Shqiptarja.com ka bërë një Dossier të plotë rreth historisë, ditareve, letrave dhe procesit më të turpshëm gjyqësor që mbeti secret për vite me radhë e që njollosi luftën partizane të Shqipërisë së atëhershme, materiale që gjenden edhe në arkivin online të Shqiptares.
Shtatë burra, partizanë dhe elita e atëhershme firmosën dënimin me vdekje të Ramizesë së dashuruar: Hysni Kapo, Manush Myftiu, Shefqet Peçi, Hito Çako, Bilbil Klosi, Pajo Islamaj, Ramadan Xhangolli, të gjithë siguruan një karrierë shumë të mirë në vitet që do të vinin më pas në Shqipërinë komuniste të izoluar.
Pushkatimi i Ramize Gjebresë, partizania që i kishte rënë kryq e tërthor gjithë Shqipërisë për të bërë që të rinjtë të dashuroheshin me kauzën e komunizmit, ra viktimë e xhelozisë dhe intrigave më të ulëta për Dashurinë e vërtetë. Me ekzekutimin e saj, drejtuesit partizanë të asaj kohe, përfshi Enver Hoxhën dhe Nexhmijen që edhe pse nuk ishin mes firmëtarëve të drejtpërdrejtë, (por nga arkivi i letërkëmbimeve ishin të superinformuar), vulosën atë që do të vinte më pas për Shqipërinë: Një kohë e çmendur, pa dashuri, me bunkerë, izolim dhe dënime pa mëshirë.
Shpeshherë “djalli” qëndron në detajet e fshehura të Historisë, sidomos, “djalli” është armik i përbetuar i Dashurisë.
-
E kam mësuar këtë histori dashurie që përfundoi në një tragjedi për luftëtaren e partizanen bukuroshe gjirokastrite R Gjebrea.Për atë ngjarje makabre më ka treguar dajua im (vëllai i nënës time) i cili ishte partizan i Brigadës së V të Ushtrisë Naciinal Çlirimtare.Ai ka qenë prezent kur ishte bër egzekutimi i Ramizes.E nxorën para dy batalioneve partizane dhe një skuadër pushkatimi i dha fund në lulen e rinisë jetës së saj.Edhe pse ,çfarë krimi kish bër ?! (Sipas I Kadaresë thuhet se pas pushkatimit Ramizesë ju xhveshën rrobat partizanr dhe e futën në varr me të brëndëshmet.Çfarë turpi !)Vetëm e vetëm pse dashuronte një djalë.A mund të quhet faj të dashurosh ?! Injoranca nuk kishte brirë.Ajo çfaqej në këto forma nga njerëz me mentalitet primitiv e shpirt kriminal.Zahon nuk mund ta pushkatonin për shkak të reputacionit të tij në gjithë fshatrat e bregdetit të Himarës,nga Palasa gjer në Qeparo.Ata i druheshin zemërimit dhe kundërvënies së këtyre fshatrave nqse ekzekutonin birin e tyre të dashur që njihej në gjithë bregun për heroizmin dhe trimërinë e tij në aksionet që çeta e bregut kish bër ndaj pushtuesve.Zahoja i tronditur dhe i shokuar nga humbja e Ramizes luftonte duke qëndruar në këmbë përball nazistëve gjermanë në një betejë të zhvilluar po në fshatin e tij të lindjes në Vuno,gjersa një plumb e goditi në gjoks duke e lënë të vdekur.Pra ai nuk donte të jetonte më dhe kërkonte vdekjen e vet.Një këngë himariote e përjetëson Zahon kështu: Batalionet bëjnë fjalë Lule Zaho,lule djalë Për shokunë komisar Lule Zaho lule djalë Në Vuno ka mbetë i vrarë Lule Zaho lule djalë Në një luftë me gjermanë Lule Zaho lule djalë…etj Lavdi të përjetëshme kujtimit të Ramizes dhe Zaho Kokës
Përgjigju-
Injorantet duhen mbajtur larg se jane gati te shqyejne kedo, lere pastaj dy te rinj te dashuruar. Me siguri Nexhmije zemerzeza e kishte hale ne sy Ramizene dhe servilat u bene njesh ta elimininin
-
Në fakt e vërteta për Zahon nuk është kaq e thjeshtë. Gjatë marrjes në pyetje, Zahua nuk mbajti përgjegjësi, fajin ja hodhi Ramizesë. Pavarësisht se më vonë ai u pendua dhe ndodhi ashtu siç thuhet nga Arbeni. Ndërsa për faktin që Ramizenë e varrosën pa rroba partizane, sipas Kadaresë, të jem i sinqertë këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.
-







Komente
Komento