Fotografja Mihaela Noroc la punën e saj në Rumani për të nisur një udhëtim të gjatë rreth botës, në vitin 2013.
Gjatë gjithë viteve ajo ka vizituar të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.
Ajo ka fotografuar mijëra femra në rrugën për realizimin e projektit të saj, të quajtur, “Atlasi i bukurisë”.
“Më shumë se kurrë, unë mendoj se bota jonë ka nevojë për një atlas bukurie për të shpjeguar se diversiteti është diçka e bukur, nuk është një arsye për konflikt”, shprehet fotografja Noroc.
Sipas saj portretet nga “Atlasi i bukurisë” mund të sfidojnë shumë keqkuptime që ekzistojnë në mbarë botën.
Noroc i publikon fotot në profilet e saj në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se po synon sigurimin e fondeve për të përmbushur qëllimin që i ka vënë vetes, botimin e një libri.