Atletja shqiptare Luiza Gega 
eliminohet nga Lojërat Olimpike

Atletja shqiptare Luiza Gega <br />eliminohet nga Lojërat Olimpike
Merr fund ëndrra e shqiptarëve për medalje në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil, pasi atletja Luiza Gega nuk arriti që të kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa për femra.
 
Atletja jonë e përfundoi garën me kohën 9 minuta, 58 sekonda e 49 të qindtat, shumë prapa fitueses së baterisë, Beatrice Chepkoech e Kenias (9:17:55).
 
Shkak për paraqitjen e dobët është bërë dëmtimi i atletes. Luiza Gega i trembej një fakti të tillë, pasi ashtu sikur ka deklaruar edhe në ditët e fundit ndiente shqetësim në tendinë.

Luiza e nisi mirë garën, por në momentin e pengesave vërehej mjaft qartë që dëmtimi e pengonte për të avancuar duke mbetur shumë pas.
 
Megjithatë shqiptarja nuk u dorëzua dhe mbylli garën e 3000 metrave. Luiza Gega përmes një statusi në Facebook shprehet se kisha shumë dhimbje në tendinë prandaj gara nuk shkoi sipas parashikimeve.
 
“E di që ndoshta dhe shume prej jush janë zhgënjyer, por me besoni kisha dhimbje shumë të madhe kur kaloja pengesat sidomos atë të ujit, saqë nuk mbaja dot veten time me këmbën e vrarë dhe fillova te bija me të dyja këmbet, thjesht luftova vetëm për mos të lënë garën sepse se kam lënë kurrë gjerë më sot dhe sido që të jem s’ka për të ndodh kurrë.

Gjithsesi njerëzit që e kuptojnë sportin e dinë se për cfarë flas. Për fat të keq duhet ti mbyll këtu garat për këtë vit apo duhet ti jap kohë këmbës të rikuperohet, sigurisht për tu kthyer me objektiva tjera.

Jam e rrethuar nga njerëz që më mbështesin shumë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Ndoshta kete vit e mbylla vetëm si nën Kampione Europe, por aktivitete të tjera më presin. Shume Faleminderit te gjithve”shkruan atletja. 

Me Luiza Gegën mbyllet edhe paraqitja e shqiptarëve në Lojërat Olimpike në Rio 2016. Izmir Smajlaj u renditet i 21 në olimpiadën e Rios në kërcim së gjati. Notari Sidni Hoxha e mbylli i pari në baterinë e parë në kohën 22.80 në 50 m stil i lirë, por pa mundur të kualifikohet më tej.
 
Peshëngritësi Briken Calja e mbylli në vendin e gjashtë me 326 kg në dy garësh. Notarja Nikol Merizaj nuk arriti dot që të kualifikohet për në raundin e gjysmëfinaleve në kualifikueset e 100 metra stil i lirë në Rio 2016, pasi regjistroi kohën 59 sekonda e 99 të qindat në garën e saj duke e mbyllur në vendin e 43.

Evangjeli Veli e nisi e para nga të gjithë shqiptarët, ndërsa përfundoi garën në vendin e 8 në Lojërat Olimpike, garoi në peshën 53 kg ngriti në total 165 kg në dygarësh.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron