Aurela Hoxha ndahet nga partneri 
prej 15 vitesh, shkak modelja?!

Aurela Hoxha ndahet nga partneri <br />prej 15 vitesh, shkak modelja?!
Aurela Hoxha, për të gjithë ju që nuk e dinit, ka qenë 10 vjet e martuar, ndërsa 15 vjet e lidhur me Admir Ismajlukaj, tani biznesmen. Dhe për të gjithë ju që po ashtu nuk e dinit, Aurela Hoxha sot është në një proçes divorci me partnerin e saj.

Lidhja mes të dyve ka filluar kur ishin ende adoleshentë dhe siç ka rrëfyer vetë modelja në një presj intervistave të saj, edhe shtëpitë i kishin një kat mbi tjetrin. Burime të afërta me çiftin kanë rrëfyer për mediat se dyshja ka rreth 4 muaj që nuk jetojnë më bashkë, ndërsa krisja e marrëdhënies ka filluar shumë kohë më parë.

Mësohet se divorcin e ka kërkuar bashkëshorti i saj, ndërsa moderatorja e emisionit 'Shopping Queen' është treguar gjithnjë e rezervuar lidhur me martesën e saj, gjë që shpjegon edhe faktin pse shumë u habitën që bukuroshja së shpejti do divorcohet.

Biznesmeni Ismajlukaj mësohet se ka fajësuar Aurelën për zgjidhjen e martesës dhe mbase sjellje të gabuara që ajo mund të ketë patur kundrejt tij. Tani mbetet vetëm që modelja të flasë lidhur me çështjen.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi