Auron Tare: Kur paratë harxhohen vec për gomerët

Auron Tare: Kur paratë harxhohen vec për gomerët

Auron Tare

Kaloj shpesh përgjatë Vjosës. Më pëlqen ky pejzash ndoshta unik ndër viset tona. E njoh mirë këtë zonë,   njerëzit e saj dhe historinë pasi e kam shkelur për vite fshat më fshat.

Diku 6 muaj më parë vura re se ndanë Lumit ishin bërë disa shesh pushimesh me nga një kioske Alpine ne mes. Ndalova dhe i pashë. Dukshëm ishin harxhuar fonde dhe më pëlqeu që Lugina do kishte disa pika orientuese për natyrën dhe historinë.  Vjosa  e meriton besoj unë, Lumi i egër në Evropë, Park, Di Caprio, shoqata që luftojnë për mbrojtje e saj. Plan Manaxhimi, Plan afat gjate,  afat shkurtër, përfshirja e komuniteteve, të ndihmojmë turizmin, e duam shume Shqipërinë  e plot parulla si këto qe gumëzhijnë ne rrjetet sociale.

Shesh pushimet dhe Kioskat Alpine janë bëre me merak. Fondi i Zhvillimit dhe Banka Boterore kanë vendosur logot e tyre për të na thënë neve kalimtarëve se kanë treguar seriozitet për Luginën.  Tabelat informuese janë plot me koordinata dhe përpos ndonjë informacioni historik për klasën e dytë fillore  nuk shikon asgjë tjetër.

Nejse mendova se brenda ne Kioskat e hekurit do kishte me shume material per ketë lugine dëshmitarë e betejave qe nga antikiteti i hershem e deri ne Luftën Italo -Greke. Në Mars kur i pashë kioskat Alpine  të quajtura aq këndshëm  Info Point i imagjinova se gjatë verës  do ishin plot me vizitorë të cilëve do tju shërbehej nga djem dhe vajza të zonës, veshur bukur  te lëçitur me historinë që s’ka fund në këtë Luginë. Ndërkohë unë vazhdoj kaloj shpesh anës Vjosës, njëherë te pi një kafe tek Beni, një herë te qethem në Këlcyrë tek një djali i ri i cili mezi pret të ikë nga ky vend. Një here te pi një raki tek një barange e vogël tek i vetmi këpucar Xha Polua, qe ka  mbetur dhe ende bën opinga. Një here te blej Gin shqiptar tek   vozaxhiu duar artë Hiqmet, i cili ben raki nga çdo lloj fruti, një herë të marr mjaltë tek bletët e Zybos ne Kala. Një here tek Bujtina e Mirës ne Peshtan për tu krenuar me turizmin qe ajo bën ne kete Luginë. Nje here ne Leuse tek Gili  e deri me tutje ne Leskovik tek Bletët e Eleonores që kullosin livadheve te Greqise dhe naten kthehen ne Shqiperi.

E nderkohe  që unë iki lart e poshtë nëpër Luginë, Kioskat Alpine buzë Vjosës   mbeten te heshtura. Të mbyllura. Të braktisura. Të vetmit vizitorë që duken, jane tufat e gomerëve të fshatrave përqark që nga vapa mundohen te struken nën catitë Alpine të Info Pointeve te ndertuara me parate e Bankes Boterore.

Po sikur ato para ti jepeshin Mires ne Peshtan per Bujtinen e saj? Kepucarit  Polo që të ruajë traditën? Apo vozaxhiut dhe rakibërësit  Hiqmet?  Apo djemve te plakut Zybo që dikur mjaltin e tyre e conin deri ne France?  Po sikur nje pjesëzë e vogël  e Fondit të Kioskes ti jepej berberit të ri që të hapte një biznes dhe të mos e braktiste vendin? Apo te ndihmoheshin  Bletët e Eleonorës për tu bërë një mundësi  e bukur për turizmin e zonës?  Po sikur lekët e Kioskave të ishin perdorur për te restauruar Sarajet  historike te Familjes Feudale të Këlcyrajve? 

Fatkeqësisht për të gjithë këta njerëz të Luginës nuk mendon kush. Fondet janë vec për Gomerët.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi: 18/07/2024 06:05

    Si ore na shan kumandant Ramen si gomar???

    Përgjigju
  • Toni: 18/07/2024 01:43

    T'ju kritikosh juve !! Duhet te kesh ekonomi me te mir se ju Rrethin sheqeror me mir seju Pozitat me mir se ju Lluksin per te jetuar ne det mal apo fush me mir se ju Duhet me patjeter ne rast se keni nje qen ne te kemi nga dy Paske patur fatin te dalesh me gomarin ne duhet te gjejm dy goner Mos te flasim per arsimin se kjo tashme nuk ka rendesi. Pytje ! NE RAST SE nuk gjeni zgjidhje ju , po ne te varfrit cfar duhet te bejm ?

    Përgjigju
  • Pena: 17/07/2024 22:01

    Edhe kioskat duhen edhe ato qe thua ti historian duhen. Shiko edhe trarin, shiko edhe gjilperen, thote popolo!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë