Hyrja e Parku Kombëtar i Butrintit. Pasuri botërore e UNESCO 29.Prill. 2026

Diku nga shtatori i vitit të kaluar ndava një video te ngjashme, të bërë pikërisht në hyrje të Parkut Kombëtar të Butrintit, me disa institucione dhe emra për të cilët shpresoja se kishin një farë ndjeshmërie për trashëgiminë kombëtare. Të gjithë, pa përjashtim, më thanë se kisha të drejtë dhe se ishte një turp kombëtar që hyrja e Parkut ndodhej në atë gjendje.

Sot, pas gati gjashtë muajsh dhe një dimri të gjatë, shkova përsëri në Butrint. E njëjta gjendje dramatike, e gjithë qyteza e Ksamil duket se i hedh mbeturinat në hyrje të Butrintit.

Vitin e kaluar, Butrinti mund të jetë vizituar nga mbi 250 mijë vizitorë, kroçera, jahte, grupe të rëndësishme, “National Geographic” e kështu me radhë. Nëse keni vënë re, janë vizita që bëhen pjesë e propagandës turistike mbi mrekullite e turizmit shqiptar.

Por, përtej fasadës, kjo gjendje ne hyrjen e Parkut Kombetar Trashegimi Boterore nuk është vetëm turp. Është një dorëzim përballë së keqes së përgjithshme që ka zënë bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, më duhet të them se “baballarët e kombit”, të cilët menduan se populli shqiptar ishte i paaftë, i pazoti, madje barbar, ia dhanë për përkujdesje këtë park Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Ky fond, apo bankë, (interesohet më fort për të bërë para) ka në dorë atë që duhet të ishte krenaria jonë kombëtare, Butrintin.

Ndërkohë që, sipas Ministrit të Kulturës, Z Gonxhe të ardhurat janë trefishuar apo katërfishuar (një indicie e qartë se ç’ka ndodhur me paratë e Butrintit në periudhat e  zonjave Kumbaro-Margariti), Parku duhet të ketë arkëtuar rreth 3 milionë euro.

Imagjinoni tani se çfarë përkujdesjeje bën ky fond i huaj, AADF me këto miliona i cili  nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël për të zgjidhur situatën e turpshme në hyrje të Parkut Kombëtar.

Duke qenë se kanë kaluar gjashtë muaj nga thirrja ime publike për të zgjidhur këtë çështje, ende asnjë prej “baballarëve të kombit” që ngritën dorën për t’ia dhënë Butrintin një fondi të huaj nuk ka bere gje. Flene rehat dhe drekojne me ndergjegjie te qete pasi  fale tyre ajo qe duhet te ishte edhe Krenaria e femijeve  eshte katandisur ne kete gjendje.

Nderkohe Asnjë deputet i zonës nuk ngre zërin në Parlament për këtë turp të madh.

Asnjë institucion i turizmit që poston fotografi e video të Shqipërisë së mrekullueshme.

Asnjë institucion që  javën e kaluar, postonte foto me vullnetarë të lumtur që pastronin vend e pa vend nëpër Shqipëri.

E kështu edhe kete pranvere  Butrinti vazhdon të mirëpresë botën me plehra në derë.