AUSTRALI - Një grua u hodh në një tren në lëvizje duke rënë poshtë shinave, në New South Wales të Autralisë.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet filmike, pas një diskutimi me një djalë gjatë kohës që prisnin trenin, gruaja u ngrit dhe iu afrua trenit që po kalonte atë moment.
Papritur gruaja vendos të hidhet mbi tren, por humb ekuilibrin dhe bie në ndarjet e vagonëve duke përfunduar poshtë shinave. Ajo mund të shihet e shtrirë në tokë pa lëvizur, por pas pak minutash, gruaja e gjakosur ngrihet në këmbë dhe i afrohet bordurës së platformës.
Ambulanca erdhi menjëherë në vendngjarje duke dhënë ndihmën e parë dhe më pas e transportuan në spital. Policia ka hapur një hetim lidhur me ngjarjen por mbetet ende e paqartë se çfarë po diskutonin dy personat ne platformë.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com