Sipas policisë australiane, 19 persona u plagosën, kur një kamion me shpejtësi të madhe ishte futur në një kafene në qytetin Ravenshoe të shtetit Queensland, shkruan Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e policisë akoma nuk kanë përcaktuar arsyen se pse shoferi i kamionit kishte dalë nga rruga dhe ishte "futur" në kafene me kamion pas së cilës kishte shpërthyer zjarri.
Zëdhënësi i policisë të Queensland, Todd Saunders tha se aksidenti i trafikut kishte shkaktuar shpërthimin e bombolave të gazit që ndodheshin në kafene. Sipas tij, të plagosurit në gjendje të rëndë me djegie janë në trajtim mjekësor në spitalin në Cairns duke përfshirë edhe shoferin.
Një punonjëse në supermarket, Kate Lewis, përballë rrugës të kafenesë tha se skena ishte e tmerrshme.
"Kam dëgjuar një të goditur të fuqishme, dola nga dyqani dhe pash njerëz me djegie që largoheshin", tha Lewis.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com