AUSTRALI - Australia prezantoi teleskopin më të shpejtë në botë, i aftë për të vrojtuar hapësirën si dhe për të studiuar origjinën e yjeve dhe galaktikave.

Teleskopi mban emrin Askap dhe është vendosur në pjesën perëndimore të Australisë. Ai është i pajisur me 36 antena, me një diametër prej 12 m secili.

Duke nisur që prej ditës së premte teleskopi pritet të kapë radio imazhe. Askap konsiderohet si një nga projektet më të mëdha të radio teleskopëve në botë. Ky teleskop është vendosur në Murchison, 315 km në veri lindje të Geraldton në perëndim të shkretëtirës Australiane.

Sipas doktorit John Sullivan, të Organizatës shkencore të Australisë, teleskopi nuk është shumë i madh, por është një instrument tepër i fuqishëm për të nisur survejimin e origjinës së galaktikave.

Askap do të jetë në gjendje të skanojë qiellin shumë më shpejt se teleskopët ekzistues. Pozicioni ku është vendosur, është një zonë e cila është e izoluar, që do të thotë se interferencat nga sinjalet radio magnetike do të jetë e limituar.
Sipas shkencëtarëve pritet që teleskopi të mbledhë shumë informacione. Një ndër projektet kërkimore do të përdoret për të parë vrimat e zeza.

Askap është pjesë e projektit të madh SKA, ndërtimi i së cilit do të nisë në vitin 2016. SKA pritet të jetë radio teleskopi më i madh në botë, një projekt i mbështetur nga Afrika Jugore, Australia dhe Zelanda e Re, i cili pritet të japë përgjigje kyçe rreth Universit.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)