Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike

Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike

Postere elektorale të kancelarit austriak, Karl Nehammer në Vjenë

Austriakë kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon ta korrë fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake. Fushatë zgjedhore u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin.

FPO-ja kryesoi me muaj të tërë në sondazhet publike, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e paraqiti veten si burrështetas dhe e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik. Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar.

Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet preliminare pritet të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së votimit.

“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.

“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo.

Fitorja e FPO-së do ta bënte Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania. FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

Ajo e mposhti OVP-në për më pak se një për qind në zgjedhjet për Parlament Evropian në Austri qershorin e kaluar. OVP-ja, e cila sikurse FPO-ja mbështet rregulla më të ashpra për emigrantët, është partia e vetme e hapur për koalicion me partinë e së djathtës ekstreme. Megjithatë, Nehammer thotë se partia e tij nuk do t’i bashkohet një qeverie pjesë e së cilës është edhe Kickl./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time