"Isha dhe mbetem e bindur se vetëm anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të sigurojë bashkëjetesë të qëndrueshme dhe paqe në rajon. Sado e vështirë të jetë rruga për të arritur atje, ajo duhet ndjekur “.
Janë fjalët e ish-kancelares Angela Merkel në autobiografinë e saj të titulluar "Liria: kujtime 1954-2021" ku ndër të tjera përmend Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin.
Në librin e publikuar së fundmi, Merkel kujton bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe, që siç thotë u treguan brutale ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.
Duke cituar bisedime me zv. kancelarin Sigman Gabriel dhe kreun e diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier Merkel thotë se çështja më shqetësuese për ta ishin tensionet e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe në vitin 2014, 100 vjet pas fillimit të luftës së parë botërore paqja në rajon ishte e brishtë”, shkruan ish-kancelarja Merkel.