Një gjë është e sigurt, Basha e ka vendosur kush do jetë çfarë, edhe askush në PD nuk është pyetur edhe nuk di asgjë. Ftoj çdo anëtar të Këshillit Kombëtar, çdo deputet, çdo njeri të PD të me përgënjeshtroj edhe të thotë kush kandidon të hënën për pikat e rendit
Pika e parë e rendit të ditës: Zgjedhin kryetarin e Këshillit, di njeri kush kandidon? Kush ka shprehur dëshirën? Kush janë kriteret? Ose në fund të fundit do ketë dy apo më shumë kandidat apo Basha do iu japi një emër edhe të ngrenë dorën delet?
Pika e dytë e rendit të ditës: Zgjedhin gjithë ekipin e ri drejtues të PD. Kush kandidon? Që të kërkojnë vota te Këshilli Kombëtar, që të bëjnë fushatë brenda llojit, që të zgjedhin më të mirët mes vetes supozohet. Askush nuk e di a do jetë apo jo në listë për kryesi. Askush se di kë ka vendosur për sekretariate.
Si gjithmonë lista do jetë fituesi përballë një askush, një nga emrat që në PD shërbejnë si administratë me rrogë edhe nuk i njeh njeri nga struktura politike. Këta anonimet që marrin rrogë si fjala vjen: Marinela Ziu, Minushe Lazaj, Lulzim Omuri, Marash Loku etj, do jenë si kundërshtarë të atyre që do zgjidhen.
Pastaj pika e tretë do dëgjojnë kë ka vendosur Basha nënkryetar partie, kryetar grupi, e ke ka vendosur kryetar e nënkryetar nëpër komisionet parlamentare dhe sigurisht që nuk është konsultuar njeri me deputetet.. po ata do jenë të vetmit që s’do ankohen për asgjë, se në fund të fundit janë deputet.
Edhe qershia mbi tortë, Këshilli Kombëtar që akoma nuk njohin njëri-tjetrin, as profilit e tyre profesionale do dëgjojnë ndarjen që Basha ka bërë për departamente edhe njerëzit që ai ka zgjedhur si drejtues departamenti. P.sh. Një mjeke mund t’i bjer të ketë drejtues departamenti për shëndetësinë një që me shëndetësinë e lidhin vetëm operacionet e zvogëlimit të stomakut që ka bërë.
Ky është rendi i ditës që sekretari që do rizgjidhjet, Gazmend Bardhi ju shpërndau Këshillit Kombëtar, një ferman ku Basha cakton, Basha njofton, Basha nominon, Basha zgjedh. Të tjerët të ngrohen në diell edhe të flasin në TV për demokracinë e brendshme imagjinare edhe sa i keq është Rama. Shume autokrat Rama, kurse po të kishim zgjedhur Bashën do kishim këtë modelin më lart shumë demokratik!