Autonomia vendore, Veliaj: Të rritet
taksa për ndërtuesit, është 8 euro

TIRANE- Në mbledhjen e parë të Shoqatës për Autonomi Vendore, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë propozimin për rritjen e takës për ndërtuesit. Ai e krahasoi këtë taksë me bashkitë si Shkupi dhe Podgorica të cilat kanë një tarifë prej 100-140 euro, nga 8 euro që e ka Shqipëria.

Veliaj bëri apel që taksat vendore të vendosen nga autoritetet vendore dhe jo nga qeveria. “Në qoftë se për të ndërtuar në bashkinë e Shkupit apo Podgoricës, një ndërtues e ka taksën e ndërtimit në infrastrukturë nga 100-140 euro, për metër katror të shitjes, ne në Tiranë e kemi 8 euro metri katror.

Me financa të tilla ne nuk mund të bëjmë shumë nga gjërat që kemi premtuar dhe aspiruar në fushatë. Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar disa ndryshime Për sa kohë ishte emri i secilit prej nesh këtu, në fletë votimi, për t’u dalë zot atyre problemeve, atëherë duhet të kemi edhe autoritetin për të vendosur tarifat e taksat vendore, për të realizuar misionin që kemi marrë përsipër”, - u shpreh Veliaj gjatë takimit me kryebashkiakët e tjerë.
 
Shoqata
Shoqata e re e bashkive do të lobojë që granti të ndahet në mënyrë që të gjitha bashkitë të kenë mundësi për investime. Sipas Veliajt kjo mund të arrihet falë lobimit si shoqatë dhe jo të ndarë si bashki. “Nëse shoqata jonë lobon për ndarjen e grantit, këtë e bën për të gjitha bashkitë, nëse ne kemi filluar përgatitjen për paketën fiskale dhe tarifat e taksat e reja vendore, kjo bëhet për të gjitha bashkitë dhe vetëm interes kemi kur bashkëpunojmë.

Ky është një moment shumë i veçantë për pushtetin vendor, është një moment ku po kalojmë një reformë të jashtëzakonshme që me shumë gjasë, historia do jetë shumë bujare me të kur të shkruhet pas disa vitesh”, - tha Veliaj gjattë takimit të Shoqatës për Autonomi Vendore.
 
Buxheti e taksat
Bashkia e Tiranës dhe shoqata e re ka filluar lobimin për sa i përket buxhetit dhe pakteës fiskale për vitin 2016. Sipas kryebashkiakut Veliaj theksoi se duhet të merren parasysh tarifat që janë propzouar, siç është ajo e ndikimit në infrastrukturë.  “Ne kemi filluar tashmë përpjekjen tonë për lobim edhe për këtë paketë fiskale, edhe për buxhetin e vitit 2016. Duhet të pranojmë se ky është ndër buxhetet më të ndershme që kanë marrë bashkitë dhe mënyra më e ndershme për të ndarë buxhetin, megjithatë secili prej nesh kërkon maksimumin për bashkitë e veta.

Unë besoj se disa nga tarifat që ne kemi propozuar, qoftë ato për taksën e ndikimit në infrastrukturë, që është mënyra kryesore se si financohen bashkitë, ne sot jemi më të diskriminuarit”, - përmendi Kryetari i Bashkisë. Drejtoresha Ekzekutive e shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici tha se “i di realitetin që përballeni edhe më shumë kur jemi pas reformës territoriale që ka zgjeruar dhe territorin dhe janë shtuar problemet për kryetarin e bashkisë, prandaj do punojmë për më shumë bashkëpunim.

Fondi “Abu Dhabi”
Miratohet huaja 240 mln euro për Bulevardin dhe Lumin e Tiranës

 
Komisioni parlamentar i ligjeve dhe ai për politikën e Jashtme miratuan dje me konsensus marrëveshjen e huasë prej 240 milionë euro me Fondin për Zhvillim Abu Dhabi, pas ndryshimit të projektit për Bulevardit të ri të Tiranës. Detajet e projektligjit u prezantuan nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili u shpreh se me miratimin e marrëveshjes së huasë, 1.6 km e parë të Bulevardit të Ri të Tiranës përfundojnë brenda muajit nëntor të vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, numri dy i Bashkisë së Tiranës shprehu shqetësimin se janë rreth 400 metra të fundit të projektit të Bulevardit ku vlera e shpronësimeve kalojnë përtej buxhetit të Bashkisë së Tiranës. “Rreth 1.6 km e parë të aksit të Bulevardit mbarojnë nëntorin ose dhjetorin e vitit të ardhshëm. kemi një problem të vogël me 400 m e fundit ku shpronësimet janë shumë intensive dhe vlera e shpronësimeve është përtej kapacitetit buxhetor të Bashkisë së Tiranës. Por shpresoj që ta zgjidhim edhe këtë problem”, u shpreh ai.

Ndryshimi i projektit të Bulevardit të ri çoi edhe në rishikimin e marrëveshjes së huasë me fondin Abu Dhabi. Kontributi i Fondit do të mbulojë plotësisht rehabilitimin e lumit dhe bregut të tij, ndërtimin e bulevardit verior.  
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha