Autori i vrasjes së efektivit në Lezhë , arrestohet i plagosur Aldi Rama! Tentoi vetëvrasjen. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se ai ka qëlluar 2 herë veten e tij. Ai është plagosur, e ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se 21-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë për jetën.
"Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në "Lagunen Vain".
Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular", njofton Policia.
Lajmi kryesor: