Gjashtë kilometrat e para të autostradës së re Tiranë-Durrës do të dorëzohen brenda dhjetorit të këtij viti.
Ministrja e Infrastrukturës njoftoi se duke nisur nga ‘Casa Italia’ deri tek ‘Nyja e Kasharit’, punimet mbyllen këtë vit. Autostrada e re ka 4 korsi nga secila anë, ku njëra do të jetë për emergjencat.
Ndërsa lotet e tjera nga Vora deri në Sukth e më pas në Shkozet, janë në proces e pritet të dorëzohen në vjeshtën e vitit 2026.
Kostoja totale e zgjerimit të autostradës arrin në vlerën e 170 milionë eurove.
Komente










