Renaldo Avduli, oficeri i policisë së Vlorës tashmë i shpallur në kërkim, nuk ishte thjesht informator i paguar i grupit kriminal, por Avduli zotëronte në cilësinë e pronarit dy parcelave me drogë të asgjësuara nga FNSH, mes teritorit të fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë në Vlorë.
Një fakt i tillë është faktuar nga hetimet e kryera prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka siguruar prova se Renaldo Avduli, kishte dy nga disa parcelat e drogës së asgjësuar tre ditë më parë në zonën malore të Vlorës.
Lidhur me këtë detaj, pritet që në ditët në vijim prokurorët e Krimeve të Rënda të marrin në pyetje personat e arrestuar, pasi në momentin e ndalimit, ata nuk kanë pranuar të flasin për policinë dhe prokurorinë.
Monitorim nga telefoni
Për drogën e kultivuar, Avduli së bashku me dy personat e tjerë,Shkëlqim Koçiaj dhe Taulant Haxhiraj kanë financuar disa punonjës që kujeseshin për kultvimin e kanabisit, ndërkohë që të gjithë procesin e ritjes së mallit të tyre ata e ndiqnin në distancë.
Nga kqyrja e telefonave të të arrestuarve, prokuroria ka konstatuar se ata kishin bërë dhjetëra foto të parcelave me drogë gjatë procesit të mbjelljes, rritjes dhe tharjes në 6 kasolle të ndërtuara posaçërisht për këtë proces.
Sipas prokurorisë, me këto foto njiheshin privatisht tre personat Shkëlqim Koçiaj, Taulant Haxhiraj dhe oficeri i policisë Renaldo Avduli, të cilët shikonin hap pas hapi punën e bërë në parcelat me drogë të financuara prej tyre. Tre personat e sipërcituar asnjëherë nuk kanë shkuar në këto parcela, por ishte pjesa tjetër e grupit kriminaj që kujdesej nga afër për to.
Operacioni u dekonspirua
Oficeri i policisë Renaldo Avduli ka shpëtuar nga arrestimi falë informimit të tij nga kolegët e Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Dy urdhër arrestet e prokurorisë për Shkëlqim Koçiaj dhe Taulant Haxhiraj kanë mbëritur në këtë drejtori.
Emrat e tyre janë njohur nga kolegët e Avdulit, të cilët kanë njoftuar këtë të fundit, duke i dhënë mundësi që ai të kuptojë se veprimtaria e tij kriminale është pikasur dhe menjëherë është larguar duke mos u arrestuar ende. Policia ka kryer kontrolle në disa banesa por pa rezultat. Ndaj Avduli është marrë masa e arrestit në “burg në mungesë”.
1000 rrënjë në Ishëm
Gjenden mbi 1000 mijë rrënjë cannabis në proces tharje në fshatin Biz-Ishëm të Durrësit, vetëm 1 klm larg vendit të uljes së avionit të italianit Guido Guidi. Informacioni për praninë e drogës në këtë zonë, është dhënë nga SHISH, dhe më pas policia ka ndërhyrë në parcel. Mësohet se roja me të pikasur makinën e policisë është larguar me vrap duke lënë shumë prova mbrapa.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com