Tentoi të presë damarët në bord, avioni i linjës Lyon-Stamboll bën ulje të detyruar në Rinas! I riu afgan në spitalin e Traumës

Avioni i linjës Lyon-Stamboll bëri ulje të detyruar mesditën e sotme (22 maj 2024) në aeroportin e Rinasit. Burime për Report Tv bënë me dije se shkak u bë një shtetas nga Afganistani i cili tentoi të priste damarët në avion.

I riu u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur dhe pasditen e sotme u mësua se gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi i identifikuar si Muhamed Nasar, ishte me leje qëndrimin në Francë.

1716383434_avion.jpg

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti i sinqertë: Italia e kishte të lehtë sot, duhet të bënim faulla

Berat Gjimshiti i sinqertë: Italia e kishte të lehtë sot, duhet të bënim faulla