Avioni i rrëzuar në Greqi, Ministri serb: Po transportonte 11.5 tonë armë për në Bangladesh

Avioni i rrëzuar në Greqi, Ministri serb: Po transportonte 11.5 tonë armë për në Bangladesh

1658045406_1658036841GREQIAVIONIUKR6.jpg

Avioni ukrainas i mallrave, që u rrëzua të shtunën vonë në Greqi, po transportonte 11.5 tonë armë serbe në Bangladesh, tha të dielën ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Duke folur në një konferencë për media, Stefanoviç konfirmoi se pronare e avionit është një kompani ukrainase dhe se prodhues i armëve është kompania serbe "Valir", raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të tetë anëtarët e ekuipazhit të avionit humbën jetën, njoftoi televizioni shtetëror grek të dielën.

Stefanoviç  tha se avioni bartte minahedhës dhe mina të tjera.

Ai tha se avioni nuk ishte në rrugë drejt Ukrainës, se armët nuk ishin të destinuara për Ukrainën dhe se kompania ukrainase ishte vetëm pronare e avionit.

Stefanoviç i hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se armët janë nisur për në Ukrainë, duke thënë se ato janë “keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë”.

Avioni Antonov, që operohej nga një linjë ajrore e Ukrainës, u rrëzua të shtunën vonë pranë qytetit Kavalla në Greqinë veriore.

Sipas televizionit shtetëror grek, ERT, ekspertë ushtarakë dhe të eksplozivëve, si dhe ekspertë të Komisionit grek të Energjisë Atomike pritet të përdorin dronin, përpara se të afrohen në vendin e rrëzimit, për shkak të toksicitetit të mundshëm të ngarkesës.

Policia u kërkoi gazetarëve në vendngjarje të mbanin maska, thuhet në raportin e televizionit shtetëror.

"Ne po e trajtojmë ngarkesën si një material të rrezikshëm", tha një zyrtar nga brigada e zjarrfikësve, raporton Reuters.

Sipas disa raporteve, piloti arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit.

Atij, më pas, iu kërkua të aterojë në aeroportin e Selanikut ose Kavallës, raportojnë mediat.

Pasi mori drejtimin për në Kavallë, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të këtij qyteti, tha Autoriteti i Aviacionit Civil grek.

Rrëzimi i avionit u konfirmua edhe nga Flightradar.24 - një sistem që gjurmon avionët në kohë reale.

“Një aeroplan mallrash Meridian An-12BK u rrëzua pranë Kavallës në Greqi, në rrugën nga Nishi për në Aman”, tha Flightradar.24.

Vendasit raportuan se kishin parë një top zjarri. Shpërthimet shkaktuan spekulime mes banorëve dhe disa mediave greke se avioni transportonte eksploziv./REL

 


Lajmi kryesor:

Kërkoi ulje emergjente! Rrëzohet avioni në Greqi, ishte nisur nga Serbia drejt Jordanisë! Brenda ishin 11.5 tonë municione me destinacion Bangladeshin (VIDEO+FOTO)


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE