Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë për 4 ditë seancat në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në reagimin e Dhomës së Avokatisë thuhet se vendimi për hartën e re gjyqësore injoroi problematikat që u parashtruan dhe shkel të drejtat e njeriut e cënon aksesin në drejtësi. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia foli për Report Tv duke thënë se KLGJ fyeu avokatët me vendimin dhe kërkon që qeveria të mos e votojë hartën e re gjyqësore teksa shtoi se ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për kundërshtitë e tyre.

“Duke parë se e morëm me shumë seriozitet dhe paraqitëm një sërë problematikash, konstatuam që vendimi ishte i pandryeshëm. Pra KLGJ e miratoi sic ishte drafti. Duke qenë se do i përcillet Ministrisë së Drejtësisë, ne vendosëm që t’ia bëjmë prezent ministrit sepse do jetë qeveria që do ta kalojë me VKM hartën përfundimtare.

Duke u ndjerë të fyer në personalitet dhe në rëndësinë e argumenteve që paraqitëm, duke i konsideruar tavolinat e rrumbullakëta si farsë, ne vendosëm që duke patur parasysh një sërë shkrimesh të gjykatave aktuale, ku duhet konstatuar që mbrapa çdo avokati është një individ, është një problem social, vendosëm të bojkotojmë të gjithë proceset gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha llojet e Gjykatave, përfshirë gjykatën e lartë", tha Haxhia. 

Në reagimin e Dhomës së Avokatisë, thuhet se vendimi përkrah një sërë shkeljesh në proceset penale, civile e administratëve të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve, si dhe u injoruan të gjitha problematikat që parashtruan gjatë diskutimit të draftit.

"Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqsor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqësore. Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqsore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administrative. Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe ne perkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës  Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të  diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së  drejtësisë", thuhet në reagim.

Në reagim u renditën arsyet përse kanë vendosur të bojkotojnë procesin nga data 14 deri në datën 17 qershor. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet tij kërkojnë që të përcillen në qeveri të gjithë argumentet e paraqitura në mbrojtje të interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit të mësipërm paraqitur nga ana e  Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

"Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së  Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi:

1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqsore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

2. Për ekzektimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese te Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore.
3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht", thuhet në njoftim", thuhet në reagimin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

 

Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Dhoma e Avokatisë kërkon bojkot, kreu i shoqatës së Avokatëve Penalistë kundër: Ne nuk do të jemi në grevë, nuk është i qartë objektivi i saj

1620384845_vishaj.jpg

Kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka dalë kundër Dhomës së Avokatisë e cila ka kërkuar bojkotim të gjyqeve si protestë kundër hartës së re gjyqësore. Në një postim në rrjetet sociale Vishaj thekson se nuk do të bëhen pjesë e grevës së organizuar nga Dhoma e Avokatisë Shqiptare. Sipas Vishajt nuk është i qartë objektivi i kësaj greve, pra shkaku lidhur me kundërshtimet e hartës gjyqësore. Vishaj thotë se afati grevës është shumë shkurtër, dhe dëmi që mund të shkaktojë në raport me qëllimin e saj është irelevant.

'Te nderuar anetare te Shoqates se Avokateve Penaliste te Shqiperise, te nderhar kolege:

Jemi vene ne dijeni nga DHASH, se ne datat 14.06.2022- 17.06.2022, avokatet do te jene ne greve, per shkak te ndryshimeve qe i perkasin Hartes Gjyqesore! Pasi si Kryetar, se bashku me anetaret kemi shqyrtuar ndryshimet qe passjell harta e re gjyqesore, ju njoftojme se SHAPSH ka vendosur " Te mos behet pjese e greves te organizuar nga DHASH" per arsyet si me poshte vijojne:

1. Nuk eshte i qarte objektivi i kesaj greve ( shkaku lidhur me kundershtimet e hartes gjyqesore, me te cilat jemi njohur publikisht, mediatikisht prej disa muajsh)

2. Afati i greves eshte shume i shkurter dhe demi qe mund te shkaktoje, ne raport me qellimin e saj, eshte irelevant.

3. SHAPSH, ndjek ne perditshmeri problematikat lidhur me sistemin gjyqesor, pasojat e vetting-ut dhe konkludon se , interesi i qytetareve prevalon mbi interesat e avokateve dhe ne keto kushte nuk kundetshton Harten e Re Gjyqesore ( pasi e çmojme si zgjidhje per vazhdimesine e gjykimeve).

4. SHAPSH çmon dhe udhezon DHASH te shtroje problematikat me avokatet kryesisht, te cilet caktohen sipas deshires dhe vullnetit te prokuroteve dhe gjykates.

5. SHAPSH-ja, ne koordinim me praktikat e huaja, çmon se te avokatet sot duhet te kalojne kompetenca qe i ka " Noteri" ( si lidhja e kontratave, çelja e trashegimise dhe aktet e perfaqesimit).

Ne perfundim, SHAPSH, njofton se eshte kunder çdo greve e cila ka qellim formal dhe nuk shoqerohet me argumente bindese lidhur me Harten e re Gjyqesore!'- shkruan kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj.

Ora 11:44
Harta e re gjyqësore, Maksim Haxhia flet për Report Tv: KLGJ i ka fyer avokatët! Kam besim që qeveria do e zgjidhë këtë çështje

1655026718_Screenshot1.jpg

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia foli për Report Tv duke thënë se KLGJ fyeu avokatët me vendimin dhe kërkon që qeveria të mos e votojë hartën e re gjyqësore teksa shtoi se ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për kundërshtitë e tyre.

“Duke parë se e morëm me shumë seriozitet dhe paraqitëm një sërë problematikash, konstatuam që vendimi ishte i pandryeshëm. Pra KLGJ e miratoi sic ishte drafti. Duke qenë se do i përcillet Ministrisë së Drejtësisë, ne vendosëm që t’ia bëjmë prezent ministrit sepse do jetë qeveria që do ta kalojë me VKM hartën përfundimtare.

Duke u ndjerë të fyer në personalitet dhe në rëndësinë e argumenteve që paraqitëm, duke i konsideruar tavolinat e rrumbullakëta si farsë, ne vendosëm që duke patur parasysh një sërë shkrimesh të gjykatave aktuale, ku duhet konstatuar që mbrapa çdo avokati është një individ, është një problem social, vendosëm të bojkotojmë të gjithë proceset gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha llojet e Gjykatave, përfshirë gjykatën e lartë.

Avokatia shqiptare është e solidalizuar në procesin e reformës në drejtësi, por nuk mund të pranojmë që në mosmarrjen e masave nga ana e autoriteteve të cënohen interesat kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut dhe me funksionin e avokatit. Ne nuk i kundërvihemi drejtësisë. Nuk mund të cënohet procesi i realizimit të drejtësisë.

Sa i përket kërkesave që bëri Dhoma e Avokatisë, Haxhia tha se kërkuan që të ketë gjykata Apeli në veri dhe në jug.

 Ne kërkuam që të jenë 3 ose 4 gjykatat apeli. Kërkuam që veriu të ketë Gjykatën e Apelit, po ashtu edhe jugu duke gjetur një mesatare. Ne jemi treguar shumë të matur për ta zgjidhur çështjen në kuadrin e të gjithë mundësive që ka vendi ynë dhe të gjithë propozimet tona janë në harmoni me problematikën. Tre apelet do të ishin marrë në konsideratë nga KLGJ.

Çdo gjë është e strukturuar, do ju siguroj që këshilli i përgjithshëm mori këtë vendim dhe komiteti drejtues e formalizoi. Kam besim te qeveria që do e zgjidhë këtë çështje sepse vërejtjet dhe sugjerimet tona janë konstruktive dhe i shërbejnë reformës”, tha Haxhia.