Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij

TIRANE- Avokati Idajet Beqiri denoncoi publikisht sot ish-deputetin e PD-së, Belind Këlliçi për përndjekje dhe shantazhim të prokurorëve të SPAK-ut, duke lajmëruar së shpejti zhvillime të forta hetimore dhe proceduriale ndaj tij.

Gjithashtu ai denoncoi edhe përndjekjen që ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës po i bën botuesit Carlo Bollino, për faktin e vetëm pse ai po denoncon falsifikimet e tij me diplomën e shkollës dhe investigime të tjera që media Report TV dhe Shqiptarja.com i bën.

Në një intervistë në Studio Live në Report Tv, të moderatorit Arbër Hitaj, Beqiri tha se për Këlliçin nuk janë vetëm çështjet e diplomës së falsifikuar dhe pasurisë së partneres që SPAK po i heton, por edhe veprimtaria e fshehtë të tij e përndjekjes dhe shantazhit, për të cilat shumë shpejt do të publikohen dhe provat.

“Më ka shqetësuar shumë këto ditë një lloj akti i paprecedentë që është bërë ndaj pronarit të një media tepër serioze në Shqipëri dhe madje kontributor i madh i medias dhe shtypit në Shqipëri, i cili po përndiqet nga bota e krimit. Belind Kelliçi, i cili tashmë është nën hetim për krime të rënda në SPAK, sepse dikush thotë vetëm pse ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, ka marrë universitetin pa marrë diplomën e shkollës së mesme, apo se nuk bëri deklarimin e pasurive, të bashkëjetueses së vetë dhe të tjera, por është më e thellë puna e Këlliçit. Dhe shqiptarët do shohin shumë shpejt më tej krime monstruoze të kryera prej tij, por me një rrezikshmëri të jashtëzakonshme, që tregojnë që ai që e duket si i butë dhe të tjera, është një mafioz i kategorisë shumë të lartë. Nuk është problemi se ndoqi Carlo Bollino-n dhe ajo ndjekje ku shkoi, ku hyri, ku doli, jo vetëm që është vepër penale, është krim faktikisht dhe dënohet përndjekja, por ai përndjekjet i ka bërë edhe ndaj strukturave të SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Do të shikoni se si ka përndjekur prokurorë, dhe se si i ka futur në kllapë prokurorët e SPAK-ut me përndjekjet që i ka bërë, dhe me dosjet që ka krijuar, në thonjëza, Belind Këlliçi, për t’i shantazhuar prokurorë të SPAK-ut. Shumë shpejt do të shikoni materiale të tilla. Po, ka prova dhe do t’i dëgjoni shumë shpejt!”, tha avokati.

Beqiri theksoi se kjo përbën vepër penale të rëndë dhe që duhet hetuar.

“Përndjekja është vepër penale. Kemi raste të ngjashme, jo më për motive të tilla që po flasim, pse e denoncon apo bën emisione, investigime të ndryshme për krimet e tua dhe ti pastaj të fillosh ta përndjekësh, ky është kulmi! Atëherë çfarë sigurie ka jeta në këtë vend? Përndjekja është vepër e rëndë penale”, shprehet Beqiri, por pa dhënë detaje më të hollësishme rreth shantazheve të Këlliçit ndaj prokurorëve të SPAK-ut.

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jupi: 29/01/2025 05:18

    Mafioz hahahaha me zorr nuk bëhesh. Emri mafioz, në realitet karagjoz.

    Përgjigju
  • Bravo: 28/01/2025 19:55

    Asgjë personale dmth, media qe duam.

    Përgjigju
  • Jeton Jevgjit Flutra Fadil Gjoleka: 28/01/2025 19:15

    O e shkreta Shqipēri tē bēhet dhe jevgu Blendi Kriçi mafjoz o o o o e mjera Shqipēri o i mjeri popull shqiptar si ka pērfunduar i mjeri popull. Çohuni shqiptar e tregoini vēndin plerave tē till.

    Përgjigju
  • idajeti: 28/01/2025 18:25

    ahahahhaah hahahahah ahahahahah hahahaah haahahhah hahahahaah hahahahaha hahaahha hhaahhahhaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë