Avokati i Hysenit: Pranon akuzën
S'do bashkëpunojë me drejtësinë!

Avokati i Hysenit: Pranon akuzën<br />S'do bashkëpunojë me drejtësinë!
TIRANE - Ilir Hyseni i dyshuar si koka e trafikut të kokainës, në laboratorin e zbuluar më 14 janar në Xibrakë të Elbasanit, pranon akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, por nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Ka qenë vetë avokati i tij, Ferdinand Doja i cili në seancën që po zhvillohet sot në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ka theksuar se klienti i tij nuk ka apeluar masën e arrestit me burg, duke pranuar akuzën, pasi është kapur në flagrancë nga ana e policisë.

Por pavarësisht se Hyseni ka pranuar akuzën, avokati Doja është shprehur se ai nuk do të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare për zbulimin e detajeve dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sa i përket hyrje-daljeve të Hysenit nga Shqipëria, sipas avokatit kjo ka ardhur pasi ai nuk ka qenë në kërkim, por nga ana tjetër avokati pranon se klienti i tij ka pasur probleme me drejtësinë në Kanada. Lidhur me këtë çështje avokati Doja u shpreh se nuk ka dijeni nëse Ilir Hyseni  ka përdorur në Kanada emrin e tij të vërtetë, apo emrin Bali Meta me të cilin kërkohet nga ana e Interpol-it kanadez.
 
“Nuk kam apeluar masën pasi klienti e pranon që është kapur në flagrancë. Klienti nuk pranon të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Nuk bëhet fjalë që ai të ketë këtë mendje, dhe kur është parë në media lidhur me këtë qëndrimi i tij ka qenë jo. Ai në Europë nuk është i kërkuar, më ka thënë se ka pasur një problem në Kanada. Unë hollësira për këtë nuk di, por di që ka pasur dikur një problem në Kanada, por nuk e di nëse ka dhënë emrin e tij ose jo.” theksoi në fjalën e tij avokati i Ilir Hysenit.
 
Doja: Kam folur në telefon me Pranvera Ebeling, s'ka lidhje me trafikun, shumë shpejt do të vijë në Shqipëri
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë