Avokati i ish-kryepolicit të Vlorës: Përse nuk u hetuan paraardhësit e tij për drogën kur Çela nuk ishte drejtor?!

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është duke kryer mbrojtjen në Gjykatën për Krime të Rënda, përmes avokatit të tij. Mbrojtja pretendon se Jaeld Çela ka qenë drejtor policie në Vlorë, në vetëm një nga 4 episodet e trafikut të drogës që akuzohet. Përse nuk heton prokuroria ata që kanë qenë drejtues para tij? Pse nuk ka bërë asnjë pyetje nëse Jaeld Çela ka lidhje me Taulant Haxhiraj?", - ishin pyetjet që ngriti avokati ndaj prokurorisë e gjykatës. Ai shtoi se as Taulant Haxhiraj, nuk është pyetur nëse e njeh drejtorin e Policisë së Vlorës. Mes tyre shtoi ai nuk ka asnjë komunikim telefon, përgjim apo foto që të tregojë se ata njihen.

Po ashtu, avokati tha se edhe komunikimi telefonik mes Jaeld Çelës dhe Florian Habilajt, një prej anëtarëve të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali në bandën "Habilaj", ka folur me kryepolicin pasi numri i drejtorit ishte i afishuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Ndërkohë në 2016-ën, komunikimi i dytë ka qenë vetëm një urim për vitin e ri, dhe asnjë kontakt tjetër - sqaroi pala mbrojtëse.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Ardit Mustafa tha sot se në fashikullin hetimor mungojnë si prova shkresat zyrtare të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Ministrinë e Mbrojtjes, sa i përket mos funksionimit të radarëve dhe sinjaleve se mund të shfrytëzohej ky fakt për favorizimin e trafikut të drogës nga deti. Ish-ministri Tahiri është shprehur se në seancën e shkuar ku bëri mbrojtjen, nuk i ka paraqitur si prova, por vetëm si dëshmi për të mbrojtur personalitetin e tij dhe për të shfaqur betejën që ka ndjekur për të luftuar drogën.

"Nuk i paraqita si prove por për të treguar personalitetin tim, ju po të doni mund t'i merrni s provë po të doni", tha Tahiri.

Referuar dëshmisë që dha në seancën e shkuar ku bëri mbrojtjen, për e-mailet e Gjergji Kohilës ish-shefit të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, prokuroria i kërkoi ish-ministrit të dorëzojë si provë komunikimet elektronike, por Tahiri tha se nuk ka autorizim për të bërë një gjë të tillë 

Arseni: Tahiri - prokurorit Dritan Preni: Merrja Gjergj Kohilës, nuk kam autorizim ta jap.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela


Lajmi kryesor:

Bien akuzat për trafik droge e grup kriminal! Gjykata dënon Tahirin vetëm për shpërdorim detyre: 3 vite në provë


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë