Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar dhe ndaj të cilëve, policia ka nisur procedime penale. Mbi bazën e ankesës së tyre, institucioni ka nisur verifikimin e veprimeve të deritanishme të policisë.
Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar.
Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
"E drejta për të protestuar paqësisht është e drejtë themelore dhe duhet garantuar me çdo kusht. Kur policia procedon qytetarë vetëm sepse protestuan, barra e provës nuk është tek protestuesit por te policia, e cila duhet të vërtetojë që ata realisht kanë shkelur ligjin", deklaroi Shabani.
Avokati i Popullit do të vijojë hetimin administrativ ndaj sjelljes së policisë për tu siguruar se në çdo rast e drejta për tubim të mos cenohet.
Komente




Po mirë ky i uruar Av.i.Pop.vetëm me të burgosurit,(burgjet)dhe të proçeduarit për shkelie të ligjit merret?A nuk ka alle populli për të parë e zgjidhur?Si djalë i kënduar përse nuk shkonë vehtë dhe administrata e avokaturës së pop. të zgjidhë probleme në një gjykatë duke i asistuar për përshpejtimin e çështievë të ndryshme?Apo kjo është detyrs e tij dhe e administratës që ka dhe ka marrë nga nëna P.D.SH.?Më bënë të besoj që ai dhe administrata e tij jan në shërbim tëP.D.Thënë kjo për faktin që protestuesit e paditur nga policia shkojnë jo te avokatët publik por te ai i popullit.
Përgjigju