Avokati kenian ofron lopë e dele për
dorën e vajzës së Barack Obamës 

Avokati kenian ofron lopë e dele për<br />dorën e vajzës së Barack Obamës 
Një avokat kenian i ofron presidentit amerikan, Barack Obama 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi në këmbim të dorës së vajzës së shefit të Shtëpisë së Bardhë, Malia, 16 vjeçe, njoftoi sot gazeta keniane "The Nairobian".

"Jam i interesuar për këtë gjë që nga viti 2008?, tha avokati i ri, Felix Kiprono në një intervistë për këtë gazetë.

Në këtë kohë, presidenti Obama po bënte fushatë për mandatin e parë në Zyrën Ovale dhe Malia ishte 10 vjeçe.

"Të them të vërtetën, që nga ajo kohë nuk kam dalë me asnjërën dhe premtoj të jem besnik", thekson ai.

Felix Kiprono shpreson që Obama ta marrë vajzën e tij gjatë vizitës që do të zhvillojë korrikun e ardhshëm në Kenia, vendlindja e babait të presidentit, në ndërkohë që gjyshja e tij jeton ende në Kogelo, në Kenian Perëndimore.

"Njerëzit mendojnë se unë jam i interesuar për paratë e familjes Obama, por ky nuk është rasti. Dashuria ime është e sinqertë", thotë Kiprono.
Ai shton se do të bëjë një jetë të thjeshtë nëse martohet me Malian.

"Unë do t'i mësoj asaj si të mjelë lopën, si të gatuajë ugali (qull misri - shën. përkth.), si të përgatisë mursiksio (lloj piteje - shën. përkth.) ashtu si të gjitha gratë e Kenias", përfundon avokati i ri./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave