NGJARJE KRYESORE
BRUKSEL/BAGDAD/BEJRUT - Mbreti jordanez, Abdallah II, vendi i të cilit është angazhuar në koalicionin kundër ISIS-it pritet në selinë e NATO-s.
- Abdallah II do të diskutojë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe do të marrë pjesë në takimin e këshillit të aleancës.
BRUKSEL - Ministrat e Financave të BE-së shqyrtojnë reformat e propozuara nga Greqia për mënjanimin e asfiksisë financiare të vendit ballkanik.
NGJARJE TË TJERA
PARIS - Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius pret homologun e Malit, Abdoulaye Diop pas atentateve në Bamako.
KIEV/DONETSK (Ukrainë) - Duket se armëpushimi në lindje të Ukrainës po respektohet nga palët.
UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama pret presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk për situatën në lindje të Ukrainës.
TEHERAN - Vizitë e një delegacioni të IAEA-së.
BUKURESHT - Vizitë e ministrit të Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.
KAJRO - Takim i ministrave të Jashtëm të vendeve arabe për samitin arab të 28 marsit në Sharm el-Sheik dhe për situatën në Jemen, Libi dhe Siri.
TOKIO - Vizitë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e para pas shtatë vitesh./ a.jor.