Bën tatuazh me këna në dorë,
vogëlushja përfundon në spital

Një vajzë 7 vjeçare ka përfunduar në spital gjatë pushimeve të saj.
 
7 vjeçarja, Madisson Gulliver ishte me pushime në Egjipt së bashku me babain e saj, në një hotel ku ofrohej shërbimi i tatuazheve të përkohshme me këna.
 
Babai i saj Martin Gulliver, i prirur për ti lënë vajzës së tij një kujtim të bukur nga pushimet e Egjiptit jep lejen e tij që vajzës ti bëhet një tatuazh të përkohshëm me këna.
 
Por Martini nuk e ka menduar që kjo mund të ishte e rrezikshme për vogëlushen 7 vjeçare.
 
Pak kohë pasi ka bërë tatuazhin vajza ka filluar të shfaqë shqetësime, të kishte djegie lëkure dhe dhimbje të mëdha në vendin ku ishte bërë tatuazhi.
 
Gjithashtu në vendet ku ishte vizatuar tatuazhi me këna lëkura ishte fryrë dhe bërë më flluska, të cilat i shkaktonin vogëlushes dhimbje të tmerrshme.
 
Menjëherë prindërit e saj e kanë dërguar në spital për të mjekuar plagët.
 
Tatuazhet me këna të zezë përmbanin nivele të lartë të lëndëve toksike në bojë, të quajtur paraphenilenediamine (PPD), që janë të paligjshme për tu përdorur në lëkurë.
 
Kjo lëndë toksike është e rrezikshme pasi përveç dhimbjes dhe plagëve të mundshme si reagim nga tatuazhi me këna ekziston rreziku për tu bërë i ndjeshëm ndaj PPD-së.
 
Kjo do të thotë se nëse në të ardhmen do jeni përsëri në kontak me këtë PPD mund të keni një reagim alergjik shumë serioz që mund të çojë deri në vdekje.

kena


tatuazh kena
Vendi ku vajza ka bërë tatuazhin me këna


Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan