
Një grup ekspertësh nga Izareli kanë inspektuar Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Gjatë ekspertizës grupi izraelit është shoqëruar nga Baba Mondi dhe kanë parë nga afër dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti. Një prej ekspertët foli për mediat ku dha edhe garanci për ndërtesën duke u shprehur se struktura nuk është dëmtuar. Ndërkohë pas inspektimit Baba Mondi i falenderoi grupin e izraelitëve për ndihmën e dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira për Shqipërinë.
"Bektashinjte kanë qenë pro mirësisë njerëzore. Mirnjohje për ju, falenderoj edhe qeverinë e Izraelit. Ku në këtë rast po na ndihmon për dëmtimet në shtëpitë, tona. Zoti ju bekoftë për mirësitë që po bëni. " tha Baba Mondi.
"Së pari në vijmë nga Izraelit dhe shkojmë në të gjithë vendet që kanë nevojë. E dyta është se për dashurinw që kemi për popullin shqiptarë, për mbrojtjen që na ka dhënë, nuk do ta harrojmë, gjyshja ime ka qenë e holokaustit, unë jam nipi i saj. Ka shumë si unë që jua kemi borxh jetën, për njerëz si ju që i ka mbrojtur. Meqë na bashkon feja që besojmë në një zot që e do jetën dhe të mirën e të gjithë njerëzimin. " tha njëri nga inspektorët izraelit.
Ekspertët nga Izraeli ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri. Ata janë pjesë e grupeve të punës që po bëjnë vlerësimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Lajmi kryesor:
DEMET dhe SHIFRAT/ Shembet godina e parë në Qytet Studenti dhe një tjetër pallat me eksploziv në Shkozet (Momenti i rrëzimit)












