Banorët që u prekën nga përmbytjet në Lezhë shprehen se situata gjate natës ka qenë shumë e vështirë. Uji u vershoi papritmas ne banesa dhe për pak u mori fëmijet. Ata e kaluan natën jashtë, kurse ditën e sotme nuk arrijnë të futen në banesa për shkak të ujit që i ka përmbytur.
Njëri nga banorët është shprehur se me ndihmën e komshinjve arriti që të shpëtonte fëmijët që ishin në rrezik nga uji që i përmbyti shtëpinë.
"Kalamajtë erdhën duke bërtitun; Babë, babë, hajde na shpëto nga uji! Kur hyra në dhomën e tyre, uji një metër në dhomë. Çava rrjetën, theva dritaren dhe i kërkova ndihmë lagjes, dhe fqinjët më shpëtuan fëmijët. Uji kishte rrëzuar murin e banjës, kishte depërtu në dhomë".
Një tjetër banore rrëfen momentet kur uji furishëm vërshoi në banesën e saj.
“ Si erdhi ujti, unë vec direkt kam dalë nga njëra dhomë, kam hy e kam qit fëmijët prej dollapit e i kam qit jashtë. Nuk ka shpëtuar asgjë. As frigoriferi, as lavatricja, asnjëra nuk bën më, kanë dalë jashtë pune”.
Një natë e vështirë ka qenë edhe për të moshuarën 100-vjeçe, e cila është shpëtuar nga nusja e shtëpisë.
"Kemi qëndruar gjithë natën jashtë. I nxorrëm jashtë të gjithe familjaret, fëmijët. Nuk kemi cfarë të bëjmë, kam edhe nënën 100-vjeçe" shprehet një banore e Lezhës.
Banorët thonë se mbi 10 banesa janë përmbytur dhe kjo vjen nga mos pastrimi i kanaleve.
Një tjetër banor thotë se uji dhe përmbytjet kanë shkaktuar shumë dëme materiale.
“Kjo histori gjithmonë. Bie shiu, dalim jashtë se kemi frikë se na merr uji me vete’. Nuk janë pastruar kanalet njëherë”.
/Shqiptarja.com

VIDEO
ujit, fëmijët e gjyshja 100 vjeç">