Vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlqen Buci do të qëndrojnë në burg. Gjykatësi Lazer Sallaku ka dhënë gjatë seancës së sotme masën "arrest me burg" për babë e bir, të cilët vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci, vajzës së shtëpisë. Ata janë shfaqur të dy në gjykatë, me një pamje aspak të shqetësuar dhe të ftohtë, madje i ati i viktimës edhe ka buzëqeshur para kamerave .

Në të njëjtën kohë Faik Buci është bezdisur nga prania e mediave aq sa i është drejtuar se çfarë kërkonin aty duke dashur t'i largojë.

Media është lejuar të hyjë vetëm në fillim para nisjes së seancës, pasi gjyqi u zhvillua pa praninë e tyre. Prokuror i çështjes Artan Lulo kërkoi "arrest me burg" masë që u miratua nga gjykatësi Lazer Sallaku.

Edhe pse u dënuan asnjëri prej të tyre, as Faik dhe as Shkëlzen Buci nuk kanë pranuar vrasjen e ndodhur 8 vite më parë. Gazetari Merin Maçi raporton se vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci është sjellë forcërisht në gjykatë pasi ai  ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranua ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës.

Edhe avokati i tyre, Arben Gramo tha se kontakti i fundit që  Faik dhe Shkëlzen Buci kanë pasur me 23-vjeçaren ka qenë në 2009.

Babai vrau vajzën e tij Elgantina Buci, 23 vjeçe, pasi nuk pranoi bashkëjetesën e saj me një djalë. Ishte i vëllai që qëlloi mbi të motrën e një plumb në kokë dhe më pas e kanë varrosur në zonën e Malit me Gropa. 

Shkëlzeni është i arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë dhe po vuan dënimin me 13 vite burg.

Ndërsa Faik Buci duke fshehur krimin dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm. Përballë  këmbënguljes së oficerëve për ta hetuar çështjen, babai  ka mohuar të bijën.

1599387672_1ok.jpg

Faik Buci dhe Shkëlzen Buci sot në gjykatë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, avokati: Kontakti i fundit i vajzës në vitin 2009 (VIDEO)

Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët vranë Eglantina Bucin, lihen në burg pas daljes në gjykatë ditën e sotme. Në deklarimin e avokatit të tyre Arben Gramo, dy personat e akuzuar babë e bir e kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e saj. Sipas avokatit, vajza kontaktin e fundit e ka pasur në vitin 2009 me ta. Gramo theksoi se provat janë të errëta dhe çështja është rishfaqur nga dyshime dhe deklarata të bëra në gjykimin e mëparshëm, duke konfirmuar dëshminë e informatorit.

"Gjykata penale la në fuqi atë që tha në datën 4, masën e sigurimit 'Arrest me burg', personat nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre. Provat janë të errëta, nuk ka prova, thjesht janë dyshime të bazuara në gjykimin e mëparshëm, prandaj është rishfaqur çështja, se kjo ka që në 2012, më pas në 2015-ën dhe në 2017 ka vazhduar është pezulluar dhe tani ka filluar është riçelur si çështje dhe është kërkuar kjo masëI ati dhe vëllai tek vitet 2009-2010 janë takuar për herë të fundit, janë interesuar por ajo nuk banonte në shtëpinë e të atit, ka qenë e fejuar gjatë kësaj periudhe.  Është konstatuar ADN e vajzës, është marrë konfirmimi nga nëna e vërtetë e vajzës dhe ato eshtra mund të jenë të Eglantina Bucit. Ata nuk kanë jetuar normalisht, vajza nuk vinte në shtëpi dhe me kërkesat që babai ka bërë vetë ajo nuk vinte në shtëpi dhe prandaj mendohet se mund të jetë prostituuar", tha avokati.