Heidi Baçi, e reja shqiptare që u largua nga 'Grande Fartello' pas përballjes me babain e saj. Histori kjo, për të cilën pati shumë polemika në Itali.
E ftuar në Verissimo, ajo ka shpjeguar se nëna e saj ka pasur një atak paniku pasi e ka parë atë në vështirësi brenda shtëpisë së ‘Grande Fratellos’. Po ajo është më mirë tani, ka shtuar me tej Heidi.
Këto vështirësi kishin të bënin me marrëdhënien që ajo kishte krijuar me Massimiliano Varrese, të përmendur nga babai i saj. Të hënën Baçi ka pasur një përballje me aktorin e cila ka qenë shumë e ashpër. Kështu që sot në Verissimo ajo shpjegoi se çfarë kishte përjetuar aty brenda shtëpisë.
“Në fillim më intrigoi Massimiliano. Një burrë i pashëm, simpatik, dukej si një njeri serioz, që di shumë, i urtë. Pra, fjalët e mia i referoheshin një ndikimi të parë. Megjithatë, më pas situata ndryshoi”.’- tha Heidi.
Kujtojmë që ai tha se ishin të dashuruar dhe Heidi nuk ishte dakord me këtë.
Më tej Heidi tha: ‘Këto janë deklarata shumë të forta. Sepse të dashurohesh në tre javë, të paktën nga këndvështrimi im, është e pamundur. Gjithashtu, sepse e kam refuzuar shumë herë. Doja thjesht një marrëdhënie shoqërore, ku brenda një reality show është gjithashtu bukur të luash lojën. Pastaj u bë një obsesion. Dhe nuk e përballoja dot. E quajta një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk kishte mbetur liri. Pastaj më lindi një ndjenjë faji. Nuk doja ta shtyja përsëri aq fort. E ndjeva edhe këtë ndjenjë mbrojtjeje për imazhin e tij. Dhe kështu u përpoqa të zbusja tonin, por ishte e pamundur me Massimiliano.’.
Heidi më pas përfundoi duke thënë: “Ai më shkatërroi Big Brother-in”.
Ajo gjithashtu fajësoi veten që nuk ngriti mure ndaj tij dhe nuk ishte më e ashpër dhe më e vendosur.
Ndërsa shtoi: “Massimiliano është fatkeqësisht një shpirt i shqetësuar. Dhe këto janë gjëra që për fat të keq nuk mund t’i rregulloj.’.
Mire ja bere vajze qe dole , gjej veten tende , te jesh e lumtur dhe e shendetshme , je vajze e re, bravo qe degjove prinderit , ska gje qe dole para kohe , te duam shumeeeee!
Përgjigju