TIRANE- Një vajzë 15-vjeçare ka rënë pre e përdhunimit nga babai i saj. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se mbrëmjen e së mërkurës kanë vënë në pranga 38-vjeçarin Fatos Gurakuqin, banues në Tiranë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale më vajzën e tij 15-vjeçare me inicialet F. G. Sipas uniformave blu, arrestimi i babait përdhunues është bërë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga 15-vjeçarja. Të njëjtat burime theksuan se 38-vjeçari Gurakuqi, përveç abuzimit seksual që kryente me vajzën e tij, ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj. Ndërkohë, mësohet se ngjarja e hidhur ka ndodhur për rreth 10 muaj në periudha të ndryshme.
Ditën e mërkurë, e mitura mësohet se i ka treguar gjithçka pjesës tjetër të familjes, të cilët së bashku me vajzën bënë edhe denoncimin në polici.
/Shqiptarja.com
Ditën e mërkurë, e mitura mësohet se i ka treguar gjithçka pjesës tjetër të familjes, të cilët së bashku me vajzën bënë edhe denoncimin në polici.











