‘Babale’/ Zbulohet roli i SHISH, ‘gazetari’ Jetmir Olldashi ka punuar si agjent (Dosja)

Dosja “Babale” e përgatitur nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ditët e fundit ka urdhëruar arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij Fredi Alizoti, hedh dritë të re mbi figurën e Jetmir Olldashit, të ashtuquajturit gazetar investigativ të scoop-it të rremë, për të cilin Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje”. Por nxjerr në pah edhe rolin e ish-drejtorin e SHISH-it Visho Ajazi. Sipas dosjes, që Report TV ka mundur të lexojë, del se Olldashi ka luajtur një rol të dyfishtë: bashkëpunëtor i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunëtor i SHISH-it në kohën e Visho Ajazit

Ne fakt një pjesë e regjistrimeve të kryera me personazhet e kësaj dosje janë kryer nga SHISH: kjo e konfirmuar si nga agjencia ligjzbatuese por edhe nga vetë Albert Veliu, “Babalja”. Albert Veliu, ka deklaruar para hetuesve se ka ardhur në Tiranë për tu takuar me agjentë të SHISH, për të goditur “Agronin” me të cilin kishte një inat të vjetër, por sipas të gjitha deklarimeve dhe provave, punonjësi i SHISH me të cilin ka kontaktuar Babalja është Jetmir Olldashi.

Gjithashtu në një shkresë të dërguar prokurorisë, që mban datën 24.05.2018, SHISH pranon që është e përfshirë në këtë histori me agjentët e saj, por pa dhënë emrat e agjentëve. Sipas SHISH, kjo agjenci nuk disponon një përgjim midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar nga ai si Agron Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes Albert Veliu dhe dhe shtetasit Agron Laver Hyseni te realizuar prape ne Vlore ne data 24 nentor 2017, pra një muaj pas përgjimeve me Agron Xhafajn, që tani rezultojnë të falsifikuara.

Sipas dëshmisë së Babales, ne data 21 tetor 2017 ai ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me një agjent të SHISH. Nga ana tjetër për këtë takim në Tiranë, Jetmir Olldashi ka deklaruar në prokurori se është takuar me Babalen dhe i është prezantuar atij me emrin fallso ''Ledio'', pikërisht lëvizje tipike e agjentuareve. Kjo ngre edhe më tepër dyshime se në cfarë statusi Olldashi ka takuar Alber Veliun: për llogari të emisionit të Ylli Rakipit, për llogari të Ervin Salianjit, i cili kishte folur me Babalen një ditë para takimit Babale Jetmir Olldashi apo për llogari të SHISH?

 

Që Jetmir Olldashi ka punuar edhe si agjent i SHISH në këtë histori konfirmohet edhe nga Albert Veliu, kur flet për intervistën e realizuar në selinë e PD pikërisht nga Jetmir Olldashi: “Personi që  kreu intervistën që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura në selinë e PD, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH, I cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë, i shoqëruar me personin e memorizuar si Bendo”.

Takimi me dy agjentë të SHISH-it, për të cilin flet Albert Veliu, duhet të ketë ndodhur në Vlorë më 18 tetor. Në atë kohë Agjencia drejtohej ende nga Visho Ajazi dhe emri i Elidon Bendos (i komanduar më pas në postin e Visho Ajazit) mund të jetë përmendur nga ana e Albert Veliut për të mbajtur jashtë kësaj historie pikërisht kreun e SHISH-it, i cili në atë kohë kishte marrëdhënie shumë të forta me Partinë Demokratike. Në mënyrë kurioze, pikërisht më 30 tetor, kur po kryhej ky operacion në Vlorë, Visho Ajazi papritur dha dorëheqjen pa shpjeguar arsyet.  

Sipas Babales, pajisjet e përgjimit atij ia ka dhënë agjenti i SHISH, pajisje të cilat gazetari Jetmir Olldashi konfirmon se ja ka dhënë ai, pra një stilolaps në një prej përgjimeve dhe një çelës makine përgjues.  Nëse Jetmir Olldashi ka vepruar për llogari të SHISH, ai ka mbajtur kontakte paralele edhe me deputetin Ervin Salianji, i cili është edhe personi që ka lidhur Jetmir Olldashin me Babalen. Referuar tabulateve telefonike, Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me Ervin Salianjin, pikërisht në datën 20.10.2017.

Një ditë më pas Salianji e servir Babalen në një takim me ''agjentin e dyfishtë'' Jetmir Olldashin: sipas Babales ishte duke takuar një agjent të SHISH, dhe sipas vetë Olldashit në këtë takim ishte prezantuar me emrin Ledio. Pas këtij takimi kanë nisur edhe komunikimet e vazhdueshme mes tyre, por që tashmë në histori ishte përfshirë edhe SHISH. Në 20 ditë nga datat 20.10 2017 deri më 10. 11. 2017 mes Babales dhe Salianjit ka 14 komunikime telefonike ndërsa po në të njëjtën periudhë mes Babales dhe Olldashit ka 81 komunikime. Ndërkaq nga datat 18.10.2017 deri në datën 19.05.2018 mes deputetit Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashit ka pasur 145 komunikime.

Nga të gjitha faktet e parashtruara nga prokuroria rezulton se Jetmir Olldashi ka dështuar të sigurojë një material kunder Agron Xhafaj duke vepruar si gazetar për llogari të SHISH dhe Partisw Demokratike. Ne data 24 nentor 2017 SHISH dhe Babale kane provuar ta pergjojnë, prape ne Vlore, Agron Hysenin, pra nje tjeter ''Agron'', qe ndoshta mund ta perdoret si pjesë e planit kunder Agron Xhafajt, por nderkohe Visho Ajazi kishte ikur nga SHISH. Dhe keshtu u arrit te pergjime false midis Babales dhe kunatit Fredi Alizoti: ky i fundit e ka deklaruar në prokurori që biseda false është regjistruar në janar 2018, dhe jo në tetor 2017 siç pretendon agjenti Olldashi dhe Babalja.. Një supermashtrim, për të cilin mbetet ende për të sqaruar rolin e saktë të Visho Ajazit dhe kupolës së Partisë Demokratike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit HAJDUT Vasili: 09/10/2018 18:24

    Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare URGJENTISHT dhe QEVERIA duhet ta SHKRIJË INSTITUCIONIN e KRRIMIT me emrin SHISH ! SHISH është një ORGANIZATË KRIMINALE dhe ANTISHQIPTARE që i merr URDHËRAT nga BANDITËT dhe KRYEKRIMINELËT e PD DROGËS dhe NARKO-TRAFIKUT!!! Edi Rama duhet ta SHKRIJË këtë ISTITUCION të KRRIMBUR dhe të mbushur me ÇIBANË dhe KAMIKAZË të PD KRRIMIT !!! Edi Rama duhet të veprojë sa NUK është vonë dhe ta SHKRIJË SHISH sepse brenda SHISH ka VRASËS me PAGESË dhe shumë ANTISHQIPTARË që i kanë emrat në Bërdorotë e BEOGRADIT dhe PAGUHEN nga UDBja SERBE !!! EDI RAMA duhet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta SHKRIJË INSTITUCIONIN KRRIMINAL të SHISH , dhe ta RINDËRTOJË nga e para , sepse atje përgatiten lloj lloj PISËLLIQESH dhe MARRËZISH Kundër SHQIPËRISË dhe SHQIPTARËVE ! SHISH + PD = KRRIM , VJEDHJE , GGRABITJE , HAJDUTËLLIQE , dhe TRADHTI ANTISHQIPTARE.

    Përgjigju
    • Faiku: 10/10/2018 00:51

      Ik o Faik o i semure! Ike ore kurohu. Nuk gjykohet puna e sherbimit se ka segmente ge caktuara qe devijojne. Ndodh ne te gjithe boten. Ik o budalla qe ke shkuar ne Korene e Veriut duke i rene nga Kina. Kupola drejtuese e policise ka qene teresisht e inkriminuar dhe ne sherbim te kanabizimit te vendit. Keto pasoja po vuan dhe sot policia e shtetit. Perse u largua Didi mbas operacionit te lazaratit, mbas mos arrestimit te Shullazit pas perplasjrs me arme ne Rinas dhe mbas fshehjes se urdher arrestit per Mark Frrokun? I dini ju perplasjet qe ka patur me Tahirin e Hashashit? U largua sepse nje polic me pervoje dhe me integritet nuk mund ti lejonte vetes te behej lolo i krimit dhe droges si u be Haki Cako nen urdhrat e Tahirit. Ketu ku ka ceduar ky segment politik i sherbimit do penalizohen personat pergjegjes, nese eshte e vertete. Faik budallai thote tja kalojne sherbimin Rames.

  • Emigranti: 09/10/2018 17:52

    Duke patue te infiltruare kudoqeni I terbuare dixhital,del dhe leh perdite,jep informacjone I pari,fyen deputete e qytetare per dite,prandaj kjo vemja gjoja gazetar duhet te veje ca vite te vendi qe tebledhin mendjen te tjeret!

    Përgjigju
  • Edmond: 09/10/2018 17:30

    Ketu edhe Charly Chaplin do dilte me probleme mendore. Nje institucion si Shish (qe paguhet me taksat e shqiptareve qe kane votuar per kete qeveri dhe te tallin trapin Te pergjiojne ke te duan biles edhe kete qeveri) dhe ai lartgjatesia e tij Edvin Rama ta kaloje kete me Shaka dhe barcoleta kjo tregon se Visho Ajazi I ka vene ne rresht Te gjithe politikanet shqiptare. Mendoj Qe Shoku Visho pak e ka ate vend ku eshte emeruar te behet ose kryeminister ose e pakta president i rrumpalles Shqiperi

    Përgjigju
  • redi: 09/10/2018 16:22

    Seriali i babales, nuk qeka vetem komedi, por dhe drame , ku per nje mashtrim prej ordineresh perfshihen dhe organet ligj zbatuese si SHISHi i vishos . Ne vend qe te mbrojne rendin kushtetues nga ekeminal kriminal , vihet ne sherbim te PD duke ndihmuar ne rrezimin e qeveruse Kjo ne nje vend te BE ,do ishte skandal i permasave te medha . Qe kryeprokurorja ,mos te kthehet nga shprese ne zhgenjim ,duhet te instistoj qe hetimi duhet te shkoj deri ne fund , duke paditur Lul Bashen e kompani per sulm kunder prokurorise , duke e quajtur organ te krimit . Pa zbatuar ligjet e shtetit nuk hyjme ne BE

    Përgjigju
  • Ani: 09/10/2018 16:10

    Ore qe ka nje konspiracion ketu nga vete Rama, nuk ma mbush njeri mendjen ndryshe. Visho Ajazi, duke qene i emeruar nga megaspiuni Berisha ne ate post, perpilon informacione per gjithe kupolen drejtuese ne polici si te implikuar ne mbjelljen e hashashit, merr pjese ne kete megaskandal pergjimi dhe me bekimin e Rames behet ambasador ne NATO, nuk ka ku te rrije. Shqiperia vendi me i çuditshem dhe me rrumpalle ne bote.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/10/2018 16:00

    Shikoni surrat muter***. Jashtqitje te Kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve