KORÇË- Ilo dhe Jonel Vangjeli, babë e bir kanë tentuar të vrasin një 50-vjeçar pas një konflikti.
 
Ata kanë goditur me sende të forta në trup dhe kokë 50 vjeçarin V.M, banues në Korçë.

Konflikti ka nisur pasi i plagosuri që ka në pronësi një rrobaqepsi, ka akuzuar Ilo dhe Jonel Vangjelin të cilët gjithashtu kanë një biznes të tillë, se i kanë marrë disa metrazhe dhe nuk kanë paguar paratë.

Pas konflikteve të vashdueshme sot gjendja ka agravuar duke lënë të plagosur 50-vjeçarin.
 
50-vjeçari po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Materialet në ngarkim të autorëve të dyshuar i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë,kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 76 ; 22 dhe 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com