'Babëzia për pushtet, vesi i hajdutit', Murrizi për politikanët: Destinacioni i fundit në Sharrë ose Tufinë

'Babëzia për pushtet, vesi i hajdutit', Murrizi për politikanët: Destinacioni i fundit në Sharrë ose Tufinë

Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi, i cili nuk arriti që të fitonte një tjetër mandat në 25 Prill ka bërë një panoramë të zgjedhjeve, por ka dhënë dhe një mesazh për ata politikanë që sipas tij janë "hajdutë".

Përmes një postimi në rrjete sociale, Murrizi duke folur për komisionin hetimor për shkarkimin e Metës, thekson se politikanët  mendojnë se karrigia e pushtetit i bën të paprekshëm. Ndrëkaq ai deklaron se destinacioni i fundit është në sharrë.

“Sot ne komisionin hetimor. E njenjta “semundje” me pushte-taret Shqiptare. Mendojne qe karrikja e pusht-tetit te ben te paprekshem, te forte, arrogant, te gjithepushteteshem, dhe te “tjeterson” karakterin. E pastaj kur zbresin nga maja e pusht-tetit kerkojne ta fillojne nga e para duke u rikthyer ne parti qe te ngjiten prap aty ku ishin.

Babezia per pusht-tet i ka rrenjet tek pangopshmeria per pasuri dhe vesi i hajdutit. Pastaj destinacioni i fundit eshte 2 metra katrore ne Sharre ose Tufine. Zoti jua dhente xhezatin sa e keni tahman se Shqiptaret fatkeqesisht shajne 4 vjet dhe harrojne 4 sekonda kur shkojne tek dhoma e votimit. Prej 30 vitesh votojne ne shumice derrmuese ata qe i kane vjedhur i kane mashtruar apo denigruar me shume, vetem per nje mashtrim ose per 5 leke. Kjo ishte panorama e 25 prillit”, shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë