Ligji i më të Fortit ka vepruar me ne shqiptarët e vegjël, të përçarë e coptuar në 5 shtete, pa pikë druajtje e turpi. Ishte Europa me SHBA, që detyruan Kosovën të ngrinte kudrin ligjor për krijesën serbo-ruse të Prokurorisë së Poaaçme dhe të nxiste Shqipërinë të pranonte (ose të heshtëte), kur akuzohej gjithë zinxhiri drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të popullit të Kosovës. Paturpësitë me ne vazhdojnë!

Tani që po shohim qartë të shpalosur skenarin, pasi dëgjuam “provat” e Serbisë të lexohesjhin nga prokurorë të Hagës, bëjmë të penduarin?! Pavarësisht se si do shkojnë vendimet e gjykatës, liri apo vdekje në burg për ata, të gjithë ne pamë të “griseshin” retë e të shihnim qartë se, jo këta të katër, por po gjykohet vetë Kosova, lufta e saj për liri nga skllavëria sllavo-serbe.

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë qenka bërë sot një takim mes delegacionit të Parlamenti Europian dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kënaqësi e madhe kur kam lexuar se si e ka bërë Taulant Balla, të heshtete një “personalitet” europian të marrëdhënieve ndërkombëtare. Deputeti i Parlamentit Europian, Michael Gahler, e paska pyetur Taulant Ballën për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me “Bordin e Paqes” të propozuar nga Presidenti i SHBA s, Donald Trump, duke kërkuar sqarime, pse Shqipëria e ka pranuar këtë iniciativë? Balla ka reaguar, duke i përmendur z. Gahler se Shqipëria ka një “marrëdhënie të veçantë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ndërkohë i vuri në dukje se “Zyrtarët e BE s duhet të pyesin vetë institucionet e Bashkimit Europian për mos përfaqësim të qartë në këtë strukturë”. Një gjetje e përsosur për t’u treguar këtyre larove të fortë, që duan të prishemi edhe me amerikën, ndërkohë që askush nuk ka besë se na përkrahin, që as ja duan ta dinë se si do shkonte pas kësaj fati i Shqipërisë, nëse  i shkon nga mbrapa gërdallës plakë dhe i bën karshillik Trampit, domethënë, SHBA-së?

Ligjin e më të Fortit, sa për vete, fillimisht e kam mësuar duke lexuar të përkthyer shqip Herodotin, Tuqiditin, Polibin, Strabonin dhe Plutarkun. Te të gjitha historitë e tyre, te veprat historike shfaqet i Forti si numër njerzish, me më shumë shpata dhe heshta dhe sidomos pasuri. Persia kishte pushtuar Azinë e Vogël dhe kërcënonte Europën; romakët nënshtruan latinët, etruskët dhe asgjë nuk e ndali forcën e pasurinë e tyre për ngritjen e një perandorie mijëvjeçare, duke fituar faktikisht zotërimin e botës përmes frikësimit të të vegjëlve.

Në kohrat e Mesjetës, hordhitë e stepave aziatike i prunë qytetërimit europian m’u në prag të portave të tyre kërcënimin për shfarrosje. Dhe do ta kishin bërë, nëse nuk do ishin penguar nga Skënderbeu. Lufta nuk ishte aspak e shkurtër, 25 vjet, por të vetëm, të vegjël e gjithnjë në pakësim, ishin të përcaktuar të humbnin. Kjo rrjedhë i dha mundësi Oliver Shmid t’I jepte gojës për nëpërkëmbjen e kësaj lufte, të këtij heroizmi, të kësaj epoke legjendare, për të cilin u shkruan mbi një mijë vepra, u bë një opera dhe u shkruan këngë epope. Faktikisht, pas kësaj, Gadishulli Ilirik u pushtua nga turqit otomanë, u coptua në pjesë të vogla, se kështu këta shtypeshin dhe sundoheshin më lehtësisht. 

Vetëm zotërimi i tokave ballkanike nga turqit nuk ishte i mjaftueshëm, përderisa ata u mundën në fushëbetejë nga sllavët rusë, fuqia e re, pushteti i të cilës frikson edhe sot Europën. Shtetet e vogla të Ballkanit patën nevojë për përkrahjen ruse, sidomos sllavët serbë, malazezët dhe bullgarët. që tani ishin pjesë e ombrellës së tyre.

Deri në tetor të vitit 1912, të vetmit të pafuqishem, pa të ardhme, shikoheshin shqiptarët. Lufta e Parë Ballkanike atë synonte, coptimin përfundimtar të saj. E arritën këtë qellim pjesësisht vetëm falë faktorit Fuqi të Austo-Hungarisë. Disa shqiptarë, të dehur nga postet dhe ofiqet, pronat e tokat në zotërim, e shikonin si shpëtim krijimin e një protektorati shqiptar nën Turqinë. Enver pasha, që ishte një udhëheqës ushtarak dhe politik osman me origjinë shqiptare, që kur zhvilloheshi këto ngjarje, shërbente si Ministër i Luftës, ishte bërë "Pasha" dhe Vezir, dhe kontrollonte Perandorinë Osmane, krereve të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare, kur ata i kërkuan pavarësinë, pak a shumë u tha: “Ja, ua dhamë, por atë do t’jua marrin të tjerët, se ju nuk e ruani dot!”. Dhe vërtet, ka patur të drejtë!? Një vit më pas e humbën dhe 6 ushtri e shkelën dhe e coptuan, grekët të parët, serbët e malazezët në vijim e me fillimin e Luftës së Parë Botërore, francezët, Italianët dhe austrohungarezët. Po deshët, shtoni këtu dhe hordhitë islamike të Haxhi Qamilit?

Ky dipllomati lartë europian, Michael Gahler, pse nuk pyet Italinë, edhe kjo pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, që ka pranuar të bëhet pjesë, por na pyet neve? Nuk e bën se Italia ja rregullon samarin, ka pavaresi, autoritet dhe vendimmarrje të pavarur. Nuk e ka ndjekur Europën sa herë ka parë e prekur “marrëzite” e saj.

Dhe meqë i përmenda, si SHBA-në dhe Italinë, Shqipëria dhe Kosova, me patjetër duhet të kenë garancinë e sigurisë prej tyre. Ndryshe do na hanë të gjallë? Nga ne do do të druhen të fusin turinjtë vetëm pasi të shohin në uniet të plotë Shqipëri e Kosovë, të shohin të ngritura në nivele super serioze aleanca si ajo e Kroacisë me Shqipërinë e Kosovën, e cila ma patjetër duhet shtrirë nga fusha ushtarake në rangjet politike dhe ekonomike. Pse të mos shihemi si Fuqi në rajon. Kur të shohin të madh, më të fortë, do maten mirë kur duan të na rrezikojnë alencën me ameriken dhe Italinë?!