Mëngjesi sot në “Rreze Dielli” solli shijen e hollë dhe estetike të balerinëve. Në kuzhinë bashkë më Zonjën Tefta na surprizoi me gatimet e saj drejtoresha e shkollës së Baletit, Blerina Arbana ndërsa në këndin e të ftuarës erdhi Adela Muçollari. Primabalerina e TKOB na zbuloi rreth shfaqjes më të fundit “Exil-Déjà vu” nën koreografinë e Eno Peçit, balerinit tonë te suksesshem ne Vjene, që do të vihet në skenën e Akademisë së Arteve këtë fundjavë më 25 dhe 26 nëntor.

Një shfaqje që përkon me realitetin shqiptar duke sjellë nëpërmjet lëvizjes së balerinëve emigracionin e shqiptarëve në vitet më të vështira, ato të `97-tës, një shfaqje që s'duhet humbur. Pika e dobët e Adelës është sigurisht vëllai i saj, Anxhelo me të cilin performon në shumë shfaqje. Madje çmimin KULT 2016 si balerina më e mirë, Adela e fitoi në performancën me vëllain e saj.

“Unë Kultin e fitova me shfaqjen Sylphide ku isha në balet me vëllain tim”, tha ajo.