PS i ftoi në negociata për emrin e Presidentit, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme! Alibeaj: Do konsultohem me grupi parlamentar, të mos e zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Opozita kërkon që presidenti i ri të zgjidhet me konsensus dhe pa ndarje politike. Në përgjigje të ftesës së kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për negociata për emrin e kandidatit për president të vendit, Fatmir Mediu, propozoi që opozita të përfaqësohet si një trupë e vetme, dhe jo të ndarë, duke përfshirë këtu edhe LSI-në, në mënyrë që ti japë seriozitet procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit. Kryetari i Partisë Republikane, theksoi se këtë ja ka bërë të ditur edhe Enkelejd Alibeajt, kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

‘Është e nevojshme që presidenti të zgjidhet me konsensus. Procesi qesharak dhe populist që dëmton rëndë rolin e presidentit të Republikës. Këtë qëndrim që kam parashtruar jam kam bërë të qartë edhe Alibeajt, nuk është interesi se çfarë përfaqësojmë. Është e rëndësishme duke nisur edhe nga praktikat e mëparshme të kemi një trupë të përbashkët përfaqësuese që ti japi seriozitet procesit. Nëse do të nisim me një proces të njëanshëm do të kishim një proces të njënashmë të gjithë duhet të mendojmë përtej.’- tha Mediu.

Por vetë Alibeaj si propozimit të Mediut për të qenë një opozitë e unifikuar në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri por edhe për festën që Taulant Balla i bëri në emër të PS për të zhvilluar konsultimet, Alibeaj tha se do të konsultohet me grupin parlamentar të PD për të dalë më një qëndrim dhe më pas për të diskutuar për procedurat që do të ndiqen. Nesër në orën 16:00 Alibeaj do të mbledhë grupin parlamentar. 

Alibeaj tha gjithashtu se emri i presidenti të ri nuk duhet të zgjidhjet me një shumicë të thjeshtë edhe pse mazhoranca i ka votat për ta bërë.

“Dhe zgjedhja e presidentit ne raundin e 4 dhe te 5 me shumicë të thjeshtë nuk duhet të ndodhë. Do jetë grupi i PD që do të mbajë qëndrimin e tij, do të konsultohem me grupin”, tha Alibeaj.

Nesër, PS-ja do të nis negociatat me opozitën. Grupi i mandatuar i përbërë nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, ku nesër do të zhvillojnë takimin e parë me opozitën parlamentare. Nga PD-ja do të takohet me Enkelejd Alibeajn, që njohin si kreun e PD-së, Mesila Dodën nga Demokracia për Integrim (8 deputetë) dhe Fatmir Mediun nga Aleanca për Ndryshim (8 deputetë). Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Emri i presidentit të ri, Alibeaj: Do konsultohemi me grupin parlament të PD, mazhoranca të mos e zgjedh me shumicë të thjeshtë

Enkelejd Alibeaj tha se do të konsultohet me grupin parlamentar të PD lidhur me qëndrimin që do të mbajë për procesin e zgjedhjes së presidentit, ku PS e ka ftuar për konsultime dhe Media kërkoi që opozita të dalë me qëndrim të unifikuar. Aliebja gjithashtu tha se mazhoranca nuk duhet ta zgjedhë presidentin me shumicë të thjeshtë.

“Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe ky është frymëzi nga duhet të niset procesi, është më i rëndësishme procesi, pasi nëse është gjithëpërfshirës dhe transparent jo i mbyllur në zarfe do jap produktin e  duhur. Duhet të niset me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën, dhe sigurisht atë që ka qenë tradita e deritanishme . Për këtë arsye besoj se kushdo në një ngjarje kaq të madhe si zgjedhja e presidentit procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Ky duhet të jetë frymëzimi dhe qasja. Për këtë arsye të gjithë e dimë se cila është procedura e zgjedhjes së presidentit. Presidenti në raundin e  parë dhe të dytë nuk ka pese të zgjidhjet me zarf, pasi nuk e shikon dinjitoze. Dhe zgjedhja e tij ne raudin e 4 dhe te 5 nuk duhet te ndodhe. Do jetë grupi i PD që do të mbajë qëndrimin e tij, do të konsultohem me grupin. Ketë do të bëjë grupi i PD për të qenë transparencë në qëndrimin tonë për presidentin. Do të jetë grupi i yni që do vendos për qëndrimin dhe pastaj për procedurat”, tha Alibeaj.

Ora 12:06
Duka: Rama i ka votat ta zgjedhë i vetëm, por ta marrë seriozisht presidentin e ri! Opozita të zgjedhë përfaqësi të vetme për negociatat me PS

 

 Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ka deklaruar se opozita duhet të çojë një përfaqësi të vetme për të diskutuar me socialistët për presidentin e ri. Ai i bën thirrje PS-së që të lërë "tallavanë" dhe ta marrë seriozisht këtë proces.

"Grupi parlamentar i yni, ne 4 aleatët kemi diskutuar për rreth 1 orë dhe vendosëm që të bëjmë një thirrje publike që të zgjedhim një përfaqësues, nëse oferta nga Rama është serioze, nëse kjo vjen thjesht një ide sikur do marrim mendim,  se në fund do vendosim ne, atëherë e panevojshme që të bëhjen takime të tilla, duhet ta marrë fund kjo tallava se këto i kanë votat vetë, nëse i marrin seriozisht që presidenti duhet të jetë konsensual duhet një takim me përfaqësuesit e opozitës", u shpreh Duka. 

Deri më tani, ky grup opozitar nuk ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

"Deri tani nuk kemi diskutuar me Alibeaj, do i drejtohemi publikisht opozitës dhe pastaj të shohim nëse kjo ide e jona do të ngjizet dhe do të zërë vend", tha Duka.

Ai ka bërë me dije se nëse socialistët do të sjellin një propozim për të cilin ai është dakord, do e jap votën, por shprehet se për këtë është skeptik, pasi mazhoranca i ka votat.

"Unë e jam votën, nëse presidenti i ri do të jetë nga PS, por është një njeri me integritet, dyshoj se mazhoranca i ka të gjitha votat dhe mund të ketë një zgjatim të mendimeve dhe veprimeve të Ramës, duke njohur aktorët politik nga e majta, nëse do jetë me integritet, unë personalisht do e votoja", u shpreh ai.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Majmunet: 19/04/2022 14:05

    Kot per kujtese, a i ke votuar Presidentet “konsensual” Nishan e Top?! Kaq mjafton per te kupuar se kush jeni Ju PD-ja, konsensualet e llumit, moralistet e shtetit qe mbroni vetem te jashtligjeshmen, qe nga “levizja e lire” uzurpatore (kamez, bathore, durres, paskuqan, astir etj, deri ke Ylli Non-grata Sali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?