Balla paraqet kërkesën për shkarkimin e Metës në Komisionin e Ligjeve: Ka shkelur rëndë Kushtetutën

Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur Komisioni për çështjet Ligjore për shqyrtimin e kërkesës të firmosur nga 55 deputetë të Kuvendit për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta, pas dekretit të këtij të fundit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në këtë seancë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka lexuar të gjitha shkeljet që ka bërë Presidenti Meta duke thënë se vendimi i tij është tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën.

Në fjalën e tij Balla ka thënë se Askush nuk mund të shkeli rregulloren dhe për këtë arsye është kërkuar shkarkimi i tij.

" Askush nuk mund të shkeli rregulloren, nuk e shtyjmë dot. Kemi vetëm 15 ditë. Presidenti nxorri dekretin për anulim të datës 30 qershor për zhvillimin zgjedhjet lokale. Me anulimin e datës, duke e konsideruar si shkelje të rëndë të kushtetues, kemi depozituar kërkesën për shkarkim. Dekreti vjen ne kundërshtim te hapur me parimet kushtetuese pasi është cenuar rende sovranitetin e popullit" ka thënë ndër të tjera Balla.

Ndërkohë, deputeti Ralf Gjoni kërkoi që procedurat e nisura për shkarkimin e kreut të shtetit të shtyhen pas 30 qershorit. Kërkesa e Gjonit u hodh në votim por nuk u miratua me votat e shumicës. Sipas Ballës, shtyrja e procedurave është thyerje e rregullave pasi 15 ditë janë mëse të mjaftueshme për të kryer gjithë procedurat e komisionit hetimor.

Nga ana tjetër kreu i Komisioni të Ligjeve Ulsi Manja ka deklaruar se do të ngrejnë edhe një komision hetimor për dekretin e Metës.

Presidenti i Republikës është njoftuar nga Kryetari i Kuvendit. Do ta dëgjojmë Presidentin në Komision nëse dëshiron. Do të ngremë komision hetimor”, deklaroi Manja.

Më 24 qershor pritet vazhdimi i procedurës së shqyrtimit në një seancë diskutimi. Ndërsa me 26 qershor do të jetë dhe përmbyllja e procedurës së shqyrtimit dhe votimi i propozimit, çka do të pasojë me përgatitjen dhe përcjelljen e raportit seancës plenare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë