Balla: PD dhe LSI mund të pengojnë votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, çështja nuk varet nga PS (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, teksa po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan, së bashku me kryeministrin Edi Rama ka folur edhe për votën e emigrantëve.

Balla tha se PS-së i ka krijuar të gjitha kushte, por shpreson që procesin e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të mos e bllokojë PD-LSI.

‘Kuvendi e ka miratuar gjithë kuadrin ligjor të nevojshëm, i takon KQZ i cili për fat të keq u bë me atë përfaqësimin poltik. PS donte që të ishin të depolitizuar, ky është një proces që ne na intereson që edhe opozita të jetë pjesë e procesit. Frika ime është që PD-LSI kanë mundësi të bëjnë me përfaqësuesit e tyre me strukturat e tyre në KQZ për ta penguar votimin e  shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ne kemi krijuar gjithë infrastrukturën e regjistrimit, ai mund të regjistrohet në portalin përkatës ku i shkon fleta e votimit dhe mund të votojë, është e parapaguar, dërgohet dhe numërohet siç ndodhi në Kosovë. Tani kjo nuk është më një çështje që varet nga ne, vullneti i PS-së është 1000% dhe duam që ato të votojnë. Ne kemi bërë edhe diçka tjetër, ne kemi krijuar mundësinë që djem e vajza të cilët janë kthyer nga emigracioni që të jetë pjesë e listave të PS-së. Kemi identifikuar shumë personazhe. PD-LSI është një hall i madh. Tani kemi rënë dakord për këtë punë dhe fillojnë bëjnë lojën e vjetër nuk e di se ku e kanë inatin me shqiptarët që jetojnë jashtë territorit, tani i mbetet KQZ të bëjë pjesën që i takon. Shpresojmë që PD-LSI të mos e bllokojë.’- tha Balla.


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall, fajtor për politikanët e padenjë! E neveritshme stuhia opozitare për vaksinimin e personaliteteve


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave