Balla: Ristrukturim total i PS! Ndryshime edhe në statut... Meta të zgjohet dhe të bëjë detyrën Kushtetuese (VIDEO)

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë, në fokus të së cilës kanë qenë diskutimet për organizim të brendshëm. Mbledhja ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe në fund të saj, ishte kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla i cili zbuloi atë se çfarë është diskutuar, ku vuri theksin në ristrukturim total të partisë, përfaqësim gjinor të barabartë si dhe dha edhe një përgjigje përfundimtare lidhur me pyetjen nëse mazhoranca do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Një nga pikat kyçe është edhe ndryshimi i statutit të partisë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se do të jenë dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni që do të bëjnë statutin e ri të partisë, ku mësohet se do të jetë më i lehtë dhe më pak voluminoz, të cilat do të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor të PS. Balla tha se në Kongresin që do të mbahet me datë 29 shkurt do të përcaktohet edhe axhenda politike e PS dhe nuk është planifikuar zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, duke bërë edhe një batutë që pas kësaj date, do të jetë i qetë që nuk do të pyetet gjithmonë për këtë çështje. 

"Me zgjedhjen e delegatëve të kongresit, jemi partia e parë në vend dhe në pjesë më të madhe me parttë e tjera në Europë, që kemi përfaqësuar idenë e bashkëdrejtimi, për një përfaqësim të barabartë në strukturën organizative të partisë. Proces transparent në zgjedhjen e kandidatëve. Disa rregullime në statut. Në kongresin e partisë do miratojmë dhe një axhendë të aktivitetit politik të PS, në këto 29 vite kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike të vendit. Nga strukturat e partisë kemi marrë një sërë kandidaturash në degën e partisë në Shkodër, jemi duke diskutuar dhe shumë shpejt do të kemi edhe aty një drejtues të PS që të përmbushë pritshmërinë e socialitëve dhe popullit. Pas 29 shkurtit do të kemi Asamblenë e re kombëtare dhe kryesinë e re të partisë, dhe ai do të jetë momenti dhe në Shkodër të kemi një drejtues të ri politik", tha Balla.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e pjesshme lokale në partitë që nuk kanë një kryebashkiak për shkak se u prekën nga ligji i dekriminalizimit, Balla tha se moszhvillimi i tyre ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të detyrave kushtetuese nga ana e presidentit Ilir Meta.

“Presidenti ka qenë dhe mbetet në mos zbatim të detyrave kushtetuese që ka. Z. President është vënë në dijeni nga institucionet përkatëse vendore, si kurse është Prefekti i qarkut, në qarqet përkatëse, lidhur me vakancën e krijuar. Është Presidenti që duhet të zgjohet dhe respektojë Kushtetutën”, tha Balla.

Mbledhja e sotme vjen 19 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aurent: 10/02/2020 09:57

    O toc, jo parakoshme 'PARAKOHESHME'

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja