Ballafaqimi i dy provave që ‘gozhdon’ Ilir Metën para SPAK-ut, provohet lobimi me para të pista në SHBA, në rrezik edhe Vasili dhe Kryemadhi që drejtuan LSI-në në 2017  

Ballafaqimi i dy provave që ‘gozhdon’ Ilir Metën para SPAK-ut, provohet lobimi me para të pista në SHBA, në rrezik edhe Vasili dhe Kryemadhi që drejtuan LSI-në në 2017  

Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Kontrata me kompaninë e lobimit McKeon Group në 2017 dhe raporti financiar i dorëzuar në KQZ nxjerrin zbuluar Ilir Metën, kontratat janë lidhur nga Meta dhe Vasili, raporti i rremë është firmosur nga Monika Kryemadhi 

Ilir Meta ka zgjedhur sulmin dhe përpjekjet për të ushtruar presion, si strategji mbrojtjes pasi SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij, për korrupsion dhe falsifikim të formularëve, për çështjen e lobimit me para të pista në SHBA. 

Duke iu referuar dosjes në SPAK, Report Tv sjell sot dy prova të pakontestueshme, ballafaqimi i të cilave, komprometon rëndë pozitat dhe vesh me përgjegjësi penale Ilir Metën, i cili u ka fshehur autoriteteve shqiptare shpenzimet për të siguruar takime me para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Prova e parë është raporti financiar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vitin 2017, dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në raportin e financiar të LSI për vitin 2017, protokolluar nga KQZ në 11 janar 2028, reflektohet shpenzime edhe për karrige dhe fotokopje, por jo për lobim në SHBA.

Shpenzime të LSI për lobim nuk konstatohen as nga raporti i auditimit të financiar të LSI-së, për llogari të KQZ-së, nga audituesja Hidajete Muçaj. Sipas këtij raporti, të ardhurat e LSI për vitin 2017 janë 91 174 757, pra rreth 900 mijë USD, ku përfshihen të ardhura nga buxheti i shtetit, donacione, kuotat e anëtarësisë etj. Gjatë vitit 2017, LSI-ja ka shpenzuar rreth 1 milionë USD, ku përfshihen reklama rreth 300 USD, pagat, qera, konsulencë, internet, telefon, dieta, udhëtime etj. Në raport nuk figurojnë shpenzime për lobim. 

Prova e dytë është kjo kontratë, e datës 6 janar të vitit 2017, e kompanisë lobuese McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, për blerjen e takimeve dhe fotove të Ilir Metës me zyrtarë amerikanë. 

Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD. Kontrata nuk do të zbulohej kurrë, por kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që përftojnë nga lobimet në website-in e FARA, e ngjashme me KQZ si dhe në Departamentin e Drejtësisë Uashington.

Ligji nr.8580, datë 17.2.2000, i ndryshuar, për partitë politike, në nenin 23, parashikon që  partitë politike dorëzojnë raportet financiare një herë në vit pranë Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, të cilat duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit 
Shpenzimet.

90 mijë USD të shpenzuara për lobim, në bazë të kësaj kontrate, nuk janë deklaruar nga LSI-ja, në KQZ. LSI-ja, e drejtuar nga Ilir Meta deri në maj 2017, ka dorëzuar një raport të rremë financiar në KQZ, duke fshehur shpenzimet për lobim. 

Krahas falsifikimit të formularit, SPAK ka regjistruar edhe akuzën e korrupsionit pasiv, pasi Ilir Meta i ka marrë diku paratë e lobimit, në formë të paligjshme. 

Roli i Vasilit dhe Kryemadhit 

Lëvizja Socialiste për Integrim, gjatë vitit 2017, është drejtuar nga tre kryetarë. Nga janari 2017 deri në fund të prillit 2017, partia është drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë periudhës maj-qershor 2017, partia është drejtuar nga Petrit Vasili. Nga data 5 korrik 2017, LSI-ja është drejtuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës. 

Deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit. Edhe ky shpenzim nuk është deklaruar në KQZ. 

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, ka firmosur raportin e rremë financiar të LSI, për vitin 2017, që ka dorëzuar në KQZ.

(Kliko këtu për pasqyrën financiare të LSI në KQZ për 2017)

(Kliko këtu për kontratën mes MCKeon Group dhe LSI)

 

Raporti i auditimit financiar të LSI për vitin 2017

 

Raporti i auditimit financiar të LSI për vitin 2017

Raporti i auditimit financiar të LSI për vitin 2017

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kupi: 27/08/2022 03:23

    Seksioni "special" i te perditshmes SPAK-mania te Rames, me hetues-prokuror-gjykates dhe komentator pos scriptum te Pulitzer-in Tik (jo Llalla) ka gjetur provat, bere hetimin dhe kallximin, tani na tregon edhe gozhdet, dhe sesa do vere se por se bashku me Mero&co+Paten dhe Rosen do ti biem or ti patkoit sa te llitet ne gaz Ay i madhi AdhamRamauti....

    Përgjigju
  • ymeri: 27/08/2022 00:19

    E HENGRE O META OSE METAJ QAFEN E PATES,,,,KESHTU ESHTE KUR VJEN NGA FSHATI E DO TE BEHESH ZENGJIN NE QYTET DUKE VJEDHUR E VRARE,,,,,NE BURG DO VDESESH BASHKE ME SALIUN,,,,,ERDHE NE TIRANE PER LESH DHE DO DALESH I RRUAR,,,,TA FUTI EDI RAMA NE B..THE...

    Përgjigju
  • Cavsj: 26/08/2022 23:33

    Do shkoje ne burg ilir metaj apo Rama eshte thjeshte duke e shantazhuar? Thua do flasi Z. Meta? Cfare do bejne Z. Rama dhe Z. Berisha ne kete rast?

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/08/2022 18:02

    Ivo Sanader, ish kryeministri kroat, e filloi rrokullisjen e tij nèpèr burgje, me çèshtje nè dukje "tè vogla" pèr tè pèrfunduar tek dènimi i fundit nè shkallèn e dytè, pèr korrupsion, me 6 vjet heqje lirie. Kroacia, "bèri kurban" tè korruptuarin nè krye tè shtetit, pèr tè bèrè njè hap pèrpara drejt zhvillimit kombètar. Ilir Meta dhe Sali Berisha, janè Sanaderèt shqiptarè, veçse me njè mal mè shumè krime nè kurriz. Nèse SPAK e merr seriozisht hetimin e Ilir Metès, ai rrezikon tè mos dalè mè i gjallè nga burgu. Krime monstruoze rèndojnè mbi zotèrinè. Shumat e lobimit, qè grekèt i paguanin nè SHBA pèr leshelinè e tij, do duken si karamele ZANA krahasuar me akuzat qè do vijojnè. Sali Gèrdeci, me deklaratèn e tij para disa vjetèsh mbi Ilir Metèn (do ta kalojè jetèn nè burg), mund tè ketè patur tè drejtè. Shqipèrisè dhe shqiptarève, èshtè pèr tu uruar njè hap tè tillè, pèr tè dy kèto ikona shkatèrruese dhe vrasèse. Pas tyre, shkofshin tè gjithè ata, majtas apo djathtas, qè kanè pirè gjakun e kètij populli. Nuk mè intereson krahu politik sepse Shqipèria nuk ka tè tillè. Mè intereson, heqja e hajdutève dhe mafiozève nga vendimmarrja politike, qè mendojnè se janè bajraktarè nè kètè vènd. Kjo, do ishte dita e vèrtetè e fillimit tè refornave pèr njè Shqipèri europiane. Grekève, do u duhet tè kuptojnè pastaj, qè kali i hipizmit qè zgjodhèn, na kish qènè njè gomar pa samar. Dita e pèrballjes sè Metès dhe Berishès me drejtèsinè, do jetè sinjali pèr tè gjithè shqiptarèt, se nè vèndin e tyre po fillon njè erè e re.!!!

    Përgjigju
    • @gjergj: 26/08/2022 23:37

      Po hiku njeri o Gjergj, Iliri, saliu, Luli, Monika, Edi, Linda, lali zdromsi ose kjo pjeshka me emrin gjiknuri, bie sistemi. A mendon se keto bq-ret qe kemi ne krye e duan kete gje?

    • Or tej: 26/08/2022 20:27

      Me jep pasurine e Metes qe te siguroj 6 breza dhe i bej 6 vjet burg pa piken e problemit.

    • Skender: 26/08/2022 20:03

      Ajde p.k qe je mor gjergji,aty vetem karrupsion ka,shiko familjen leri komentet

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë