‘Ballkani i Hapur është një ide e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e Serbisë në Ballkan!’ Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se qeveria me Ballkanin e Hapur po shkatërron çdo normë kundrejt Kosovës, thjeshtë për t’i bërë qejfin Vuçiçit.
‘Ka një proces të integrimit Europian është procesi i Berlinit, Ballkani i Hapur është thjeshtë një ide e Rusisë për të zgjeruar protektoratin serb dhe për të bërë që Serbia të dominojë Ballkanin në çdo aspekt. Nuk mundesh sot në kurriz të vëllait tënd të bësh vëlla komshiun i cili është në gjak me vëllain tënd. Një qeveri që po shkatërron çdo normë kundrejt Kosovës thjeshtë për ti bërë qejfin Vuçiçit dhe Shqipëria të jeni ë sigurt që konsiderohet rrezik kombëtar. Kjo lojë po luhet në kurriz të Europës. Shqipëria është kthyer në një trampolinë në Shqipëri gjithçka kontrollohet nga bota e nëndheshme, Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më në rrezik se sot.’- tha Noka.
I pyetur në lidhje me arrestimin e 2 ish-zëvendës drejtorëve të policisë si dhe pezullimit të 6 efektivëve, pasi shpërdoruan detyrën dhe nuk shmangën vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Noka tha se ngjarja është zvarritur dhe është lënë vetë në harresë. Noka tha se Arbër Papleka, i cili është në burg për vrasjen, tha se ai ka vepruar në kushtet ekstreme të mbrojtjes.
‘Është një ngjarje e rëndë. Ka një njeri që sot është në burg. Papleka është oficeri më dinjitoz më i përgatitur më korrekt që ka patur policia shqiptare. Ky është sot në burg sepse u ndodh në kushte ekstreme të rrezikut të jetës. Ka një implikim të fortë qeveritar në këtë histori. Ngjarja sipas të dhënave nuk është zbardhur, por është zvarritur dhe është lënë thuajse në harresë. Njërin e mbuloi dheu, tjetrin burgu dhe palët të gjejnë qetësi. Papleka ka qenë në kushtet ekstreme të vetmbrojtes. Ka qenë ujdi mes palëve. Keni parë ju të jetë artikuluar ndonjëherë kjo çështje përveçse nga Berisha dhe unë. Ka hulumtuar shumë mirë edhe prokuroria. E mbuloi pluhri harresës dhe u desh kjo situatë që të rikthehet si kauz politik që prokuroria ta rishohë.’- u shpreh Noka.
Kur ben politik edhe mul noka mos mbetet me politikan ne kembe. Zoti I ruajt rracen tone nga gomaret tip muli
Përgjigju