Greqia do ta ketë zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor si një nga prioritetet kryesore gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027.
Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, gjatë një vizite në Sarajevë, pas takimit me homologun e Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviç.
Sipas tij, Athina do të punojë për të siguruar progres konkret në procesin e zgjerimit dhe do të vijojë të mbështesë integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, Gerapetritis theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet i lidhur me përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Brukseli, përfshirë standardet mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
“Greqia mbështet prej kohësh perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por progresi varet nga respektimi i kritereve dhe vlerave të Bashkimit Europian”, tha ai.
Gjatë vizitës në Sarajevë, ministri grek njoftoi gjithashtu se fluturimet direkte mes Athinës dhe Sarajevës do të rifillojnë në muajin tetor.












Komente
Komento