Nuk paguan taksat për afro 1 vit, procedohen penalisht 9-të tregtarë në qytetin e Ballshit.
Operacioni për zbulimin e skemës fiktive të mashtrimit me taksat dhe tatimet është zbuluar nga seksioni i krimit ekonomik në policinë e Fierit, ku me fatura fiktive dhe balance pa fitim tregtarët shmangin tatimet.
Periudha në të cilën këta tregtarë kanë shmangur detyrimet tatimore i përket Janar 2015-Qershor 2016 ndërsa ndaj tyre janë referuar materialet në prokurori për mospagim taksash dhe fshehje të ardhurash.
Burime nga policia e Fierit bënë me dije se tregtarët janë kryesisht persona fizik dhe juridik në fushën e marketeve dhe elektroshtëpiakeve, ndërsa u është sekuestruar dhe një sasi produktesh pa faturë tatimore.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com