Një ish depozitë e naftës bruto e kapacitetit 10 mijë metër kub por me mbetje të naftës bruto ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Depozita ka qënë e repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.
Shkaku i rënies së zjarrit ka qënë sepse një grup pune që po kryejnë shkatërrimin e depozitave për skrap duke prerë me troko dhe oksigjen ka rënë në kontakt me mbetje të gazrave e naftë bruto e ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht nuk ka pasur as viktimë as të plagosur. Policia thotë se falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë e mundur fikja e flakëve të zjarrit.
Ndërkohë është hapur procedim për dy persona, A.O., 49 vjeç dhe B.R., 56 vjeç, pasi ishin duke çmontuar depozitën e naftës për skrap dhe nga pakujdesia u përhap zjarri dhe u shkaktua ndotje e ajrit.
"Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.
Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.
G.K//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.9%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
21 Korrik, 17:37
-
Sarandë/ Shpërthen shtylla e tensionit të lartë, bizneset dhe banesat ngelin pa energji elektrike
19 Korrik, 09:24
-
Vlorë/ Merr flakë një lokal pranë zonës së ish-frigoriferit, policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
14 Korrik, 15:37
-
Elbasan, shpërthim me tritol në banesën e 59-vjeçarit! Plagoset rëndë fqinji i tij! Babai i 26-vjeçarit: Shteti të gjejë sa më parë atentatorin
14 Korrik, 09:10
-
Zyrtare/ Shpalli Tiranën kampione, Emmanuel Egbo rikthehet si trajner në Superligë
3 Korrik, 18:32
-
Bombola e ajrit shpërthen si bombë, të merr jetën! Zjarrfikësi flet në ‘Report tv’ pas vdekjes së ndërtuesit në Sarandë
28 Qershor, 11:46
-
Çmimi i naftës bruto në bursë zbret në 77 dollarë fuçia! Në nivelin më të ulët prej dhjetorit 2023
4 Qershor, 17:47
-
Tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj! Kamerat filmuan autorin! Hetimi: Shkak detyra, KLGJ vendos nesër për mbrojtjen (VIDEO + FOTO)
28 Prill, 07:51
-
Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare
10 Prill, 14:32
-
Shpërthim në një termocentral në Rusi, 18 të plagosur, 3 të zhdukur (VIDEO)
6 Mars, 14:51
-
VIDEO/ Pamje brenda vendit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, vinçi po ngrinte bombola oksigjeni kur preku telat e korrentit
1 Mars, 19:20
-
E rëndë në Lushnjë/ Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë! Vdesin babë e bir! Mes 7 të plagosurve deputeti i PS, Bujar Çela (VIDEO + FOTO)
1 Mars, 15:52
Do ju vrasi zoti per shkaterrimin e uzines.Per fat te keq e vuajne mjeranet qe punojne per 2 lek po ata qe e cuan per skrap nje dite do e paguajne nga zoti
Përgjigju