Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se pas kësaj greve në shkelje të plotë me ligjin qëndron politika dhe disa njerëz brenda kontrollorëve të trafikut ajror që janë të lidhur me fushatën dhe se janë denoncuar në prokurori.
"Dëshira e mirë nga ana e tyre për të pasur rrogë 4400 e mirëkuptoj, këtë ëndërr mund ta kenë të gjithë, por është më se e arsyeshme që në kohë pandemia nuk mund ta kenë. Në kohë pandemia ata janë minus 57 % dhe kanë kryer vetëm 43 % të trafiku për 14 muaj pandemi. Kompania në pamundësi ekonomike nuk ka mundësi ta bëjë këtë. Avokati i sindikatës tha se nuk ka rëndësi le të marrë kredi, por kjo nuk mund të ndodh pasi kompania funksionin me fitim 0 %. Kjo është një kërkesë absurde e nxitur nga politika, pasi aty kishte njerëz që nuk donin të dëgjonin arsyet. Të dëgjosh dike të tillë se jam pak lekë 2490 dollarë për një person që punon vetëm 43 % të asaj që kërkon të paguhet dhe lë njerëzit në rrugë, ilaçet të mos vijnë apo të vdekurit të varrosen në vendin e tyre. Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi. Ju keni bërë tendera dhe nuk keni dhënë rrogat, të dashur qytetar ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur. Politika patjetër që është pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë funksion në këtë fushatë dhe ne i kemi dërguar në prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve.
Lajmi kryesor:
Pezullimi i fluturimeve, Balluku në Report TV: Organizatorët me prapavijë politike, janë kallëzuar në prokurori! Kulla e Kontrollit nën mbikëqyrje nga ushtria! Kemi një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor, 12:12
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor, 14:34
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13