Kylian Mbappe ka fituar një respekt nga e gjitha bota pas paraqitjeve të tij në Botërorin “Russia 2018”, ndërsa paratë që i ka fituar pas triumfit kundër Kroacisë me rezultatin 4-2, nuk do t’i mbajë për vete.
Francezi, i cili shënoi katër gola me Francën në Kampionatin Botëror, ka vendosur që t’i dhuroj paratë e fituar për bamirësi, që ofron instruksione sportive falas për fëmijë me aftësi të kufizuara që kanë dëshirë sportin.
Mbappe ka fituar 300 mijë mijë euro pas fitores së Kampionatit Botëror dhe pritet t’i dhurojë për bamirësi në organizatën ‘Premiers de Cordee’, e cila ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.